Malaj i “përvishet” Veliajt: I babëzitur, vëllai im s’të ka kërkuar kurrë leje për pallat, por ti me …

Malaj i “përvishet” Veliajt: I babëzitur, vëllai im s’të ka kërkuar kurrë leje për pallat, por ti me …

May 17, 2019 0 By VloraLajme

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dje iu përgjigj akuzave të Arben Malajt dhe u shpreh se nuk i venë dot gjobë as ai as vëllai i tij. Veliaj u shpreh ndaj Malajt se nuk mund të marrë leje ndërtimi kundra ligjit.

Menjëherë ka ardhur edhe reagimi i Arben Malajt, i cili ka reaguar në “Facebook”, ku është shprehur se vëllai i tij nuk ka kërkuar kurrë leje për pallat. Ai e quan Veliajn arrogant dhe të babëzitur.

Reagimi i plotë:

TRANSPARENCA ESHTE ALEATI ME I MIRE KUNDER SHPIFESVE, ARROGANTEVE DHE TE BABEZITURVE.
Ne detyrim mirenjohes te kolegeve dhe miqve te mi, kjo eshte letra zyrtare e vellait tim drejtuar Veliajt. Ai nuk i ka kerkuar kurre leje per pallate, i ka kerkuar fillimisht leje per shtepi druri per perdorim personal dhe ne nje kohe te dyte kur te rishikohet plani rregulles i territorit.

Bashkia te mbaj parasysh kerkesen e rreth 30 emigranteve qe kane toka ne kete zone te cilet nuk kerkojne r te ndertuar asnje cm me shume se koeficenti zones.Kerkesa u incua nga debati per zhvendosjen e Lanes, ku Kryeministri qartësoi publikisht se planet rregulluese kanë fuqi orientues edhe pushteti vendor mund t`I përshtasë ato në shërbim të banorëve dhe investitorëve potencialë. Prandaj kërkoj:

(i) lejimin e vendosjes së ndërtimeve provizore në pronësinë time, në përputhje me kufizimet strikte të parashikuara për këtë zonë, deri në ndryshimin e destinacionit të tokës dhe lejimit të ndërtimeve të përhershme
(ii) Ndryshimin e zërit kadastral të sipërfaqes prej 3000 m2, në pronësinë time, nga “Ullishte” në zërin kadastral “Truall”, me qëllim dhënien e mundësisë për ndërtimin e objekteve të paluajtshme, sipas koefiçientit të vendosur në zonën ku ndodhet kjo pronw. Kerkesa perfundon me : Banorët e zones besojnë shumë në integritetin Tuaj se kjo zone nuk do të lejohet të zhvillohet për interesa abusive të investitorëve aktualë apo potencialë në këtë pjesë të Tiranës.