Kryemadhi: Largimi i të rinjve është kambanë alar.mi (Video)

Kryemadhi: Largimi i të rinjve është kambanë alar.mi (Video)

May 17, 2019 0 By VloraLajme

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi po zhvillon një takim me maturantët nga gjimnazet e Tiranës. Gjatë takimit, Kryemadhi u ndal gjerë e gjatë jo vetëm te largimi i të rinjve nga vendi, të cilën e cilësoi një këmbanë alarmi, por edhe te politikat që duhet të ndërmerren për të përmirësuar problematikat e tyre.

“Unë dua tju falenderoj dhe vërtet ju jam mirënjohëse sepse angazhimi juaj ka qenë vërtet i jashtëzakonshëm, jo vetëm për të dhënë frymë dhe entuziasëm LSI-së, por angazhimi juaj ka qenë një angazhim i jashtëzakonshëm për ne. Sepse pjesëmarrja juaj në të gjithë aktivitetet tona rrit detyrimin tonë partiak dhe politik ndaj jush. Por duke rritur detyrimin tonë partiak dhe politik ndaj jush, duhet të rrisim edhe detyrimin tonë ndaj të gjithë të rinjve shqiptarë. Sepse nuk mund të diferencosh një djalë apo një vajzë shqiptare, pavarësisht bindjeve politike apo angazhimit të tyre. Nuk duhet diferencuar asnjë qytetar, e jo më të rinjtë e të rejat. Prandaj edhe misioni i LSI është shumë i qartë, është shumë i qartë që pa një sistem arsimor, i cili jo vetëm investon figura dhe kualitete shumë të mira në jetën profesionale shqiptare, do të ishte i domosdoshëm për krijimin e një sistemi të fortë. Ne mendojmë që ka ardhur koha që Shqipëria nuk ka nevojë për të pasur një lider të fortë. Shqipëria ka nevojë për sistem të fortë. Ju nuk keni nevojë për një drejtoreshë shkolle që është e fortë, ju keni nevojë për një sistem shkollor, për mësues të fortë e të mirë. Nuk është forca duke vendosur diktatin e notës, por forca vjen me dijen që ka mësuesi dhe me atë çka ofron mësuesi. Nuk vjen forca dhe nënshtrimi i nxënësve duke vendosur policin te dera e shkollës, por vjen forca te dëshira që u instalohet fëmijëve për të vajtur në shkollë. Nuk vjen forca as duke i detyruar për të blerë libra të shtrenjtë apo libra që janë jashtë kurrikulave, por vjen duke u krijuar më shumë hapësira nxënësve për të lexuar

Kur merresh me politikë bëhesh indeferente të problemeve të moshës ku nuk ndodhesh vetë. Largimi i të rinjve është këmbanë alarmi.

Ndërkohë, në anën  tjetër statistikat tregojnë se janë 500 mijë shqiptarë që kërkojnë të largohen. E shikojmë të domosdoshëm bashkëbisedimin me ju, komunikimin me ju. Maturantët janë një shtresë që është shumë energjike dhe shumë e sinqertë në aksionin e saj shoqëror. Kur kthehesh në këndvështrime të tjera, politika bëhet e pavëmendshme. “-tha Kryemadhi.