‘Kompany duhet të qëndrojë tek Man City’

‘Kompany duhet të qëndrojë tek Man City’

May 17, 2019 0 By VloraLajme

Ish anëtari i Manchester City,  Shaun Wright – Phillips, beson se kapiteni i ‘Citizens’, Vincent Kompany, duhet të qëndrojë me skuadrën edhe një sezon. Ish shoku i skuadrës së qendër mbrojtësit, ka vlerësuar lart kontributin e belgut gjatë 11 viteve në ‘Etihad Stadium’.Kompany ka kaluar 11 vite me City, që kur iu bashkua anglezëve në vitin 2008, nga skuadra e Hamburg.

Ai ndihmoi skuadrën që të fitonte katër tituj të Premierligës. Por këtë edicion, ai ishte vendimtar, duke realizuar golin më të bukur në karrierë, atë kundër Leicester City.Lojtari ka regjistruar 265 paraqitje me skuadrën nga Manchester, duke shënuar 18 gola, por Phillips beson se ai duhet të vazhdojë të jap kontributin e tij.“Nuk e di se çfarë është duke ndodhur me Vinnie për momentin, nëse ai do të nënshkruaj apo nëse ai do të pensionohet, por mendoj se do të ishte mirë të kishte disa qendër mbrojtës për të mbuluar dëmtimet” ka thënë Phillips,“Ata kanë pësuar shumë lëndime gjatë viteve të fundit” ka thënë tutje ai për ‘AmericanGambler’.Kompany do të ketë mundësinë që të fitojë edhe një titull me skuadrën e udhëhequr nga Pep Guardiola, kur të shtunën do të luajë finalen e Kupës FA, kundër Watford.