Ja si duket Shëngjini në prag të sezonit turistik

Ja si duket Shëngjini në prag të sezonit turistik

May 17, 2019 0 By VloraLajme

Bregdeti i Shëngjinit është u mbuluar nga plehrat megjithëse dhe pak ditë kanë mbetur nga hapja e sezonit turistik. Vendorët premtojnë se plazhi do të jetë shumë shpejt i pastër. Pak ditë kanë mbetur nga hapja e sezonit turistik por bregdeti i Shëngjinit ka këto pamje. Peme të thyera, inerte, mbeturina nga baticat.

Administratori Gjok Deda thotë se ndotja është shkaktuar nga prurjet e lumit Drin. Megjithëse nuk ka kapacitete logjistike dhe njerëzore për një ndërhyrje të shpejtë, ai premton se plazhi do pastrohet.

Brenda muajit maj do të largohen edhe mbetjet e krijuara nga prishja e ndërtimeve pa leje. Lumenjtë janë ndotësit kryesorë të bregdetit në Lezhë. Prurjet e Drinit dhe Matit kanë prekur thuajse të gjithë vijën prej 27 km në Shëngjin dhe Tale. Kurse brenda javës tjetër do të kryhet një tjetër ndërhyrje intensive për pastrimin e të gjithë vijës bregdetare.