I vihet flaka gjatë natës makinës së zv ministrit, policia thotë që …

I vihet flaka gjatë natës makinës së zv ministrit, policia thotë që …

May 17, 2019 0 By VloraLajme

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është djegur makina e zëvendësministrit serb në Qeverinë e Kosovës, Millosh Perkoviç.

Lajmin e ka konfirmuar për mediat në Prishtinë edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Besim Hoti.

Ai ka thënë se rasti ka ndodhur pas orës 02:00 të mëngjesit teksa është cilësuar si zjarrvënie.

“Rasti ka ndodhur pas orës 02:00. Mjeti i djegur është makina e tij private, ‘Passat’. Meqë ende nuk dihen rrethanat e rastit, ky rast është cilësuar si zjarrvënie. Makina ka qenë e parkuar në qendër të qytetit”, ka thënë ai.