Historia trishtë e vajzës shqiptare: Kam vite që nuk fle dot! Si ma mori fëmijën nga dora dhe më përdh.unoi

Historia trishtë e vajzës shqiptare: Kam vite që nuk fle dot! Si ma mori fëmijën nga dora dhe më përdh.unoi

May 17, 2019 0 By VloraLajme

Para Gjykatës rajonale të Solothurnit është paraqitur një shtetas sirian, pasi dyshohet se në vitin 2016 ka dh.unar një shtetase shqiptare, shtatë vite më të re se ai. Ngjarja ka ndodhur në qendrën strehuese Balmberg, edhe pse në afërsi kanë qenë bashkëshortja dhe vajza e tij. Shtetasi 34-vjeçar sirian me inicialin A., për shkak të arsyeve politike, ishte gjykuar në vendlindje dhe është arr.atisur.

Në Zvicër, ai ka jetuar në një banesë në Olten dhe pas një kohe iu bashkuan edhe bashkëshortja dhe fëmijët, të cilët u vendosën në një qendër strehuese. Ai i vizitonte rregullisht duke iu dëgruar ushqim. Me këtë rast, njihet me shqiptaren me inicialin B, një grua e pamartuar nga Shqipëria e cila nga frika e babait, ishte arr.atisur shtatzanë për në Zvicër. Ankesa e saj ishte refuzuar, shkruajnë mediat e huaja. Ndonjëherë, siriani e ndihmonte atë që ta hipte karrocën e fëmijës në autobus, apo duke i mësuar përdorimin e celularit.

Pas kësaj, siriani ia kishte regjistruar numrin e celularit dhe një herë i dërgopi një mesazh ku e pyeste nëse do të kishte marrëdhënie int.ime me te. «Jo», i ishte përgjigjur shqiptarja. Megjithatë, ai hyri në dhomën e saj ndërsa ajo po bënte një sy gjumë më foshnjen e saj një muajshe. Ai tentoi ta ngacmonte, por nuk pati sukses pasi hasi në rezistencë.

Siriani ia mori fëmijën nga krahërori dhe e hodhi në shtrat. Në momentin që ajo deshi të lajmëronte policinë, ai hodhi celularin nga duart dhe më pas iu vërsul dhe arriti ta përdh.unojë, megjithëse shqiptarja ende nuk e kishte marrë veten nga lindja e fëmijës.

Tani, shqiptarja kishte ardhur në Gjykatë në rolin e paditëses, ndërsa siriani i dëgjonte akuzat e saj nga një hapësirë tjetër përmes ekranit. Në Zvicër kishte ardhur në moshën 16-vjeçare, pasi ishte dh.unuar në Shqipëri, shkruan Albinfo.ch. Në momentin që ka ardhur në Zvicër, ajo ka pasur probleme psikike, të cilat tashmë i ishin ashpërsuar. «Nuk mund të fle pothuajse aspak dhe jam e varur nga trajtimi psikiatrik. Ishte si një makth, u përpoqa të rezistoj, por kot», ka deklaruar ajo.

I pandehuri nuk i pranoi akuzat, mirëpo sipas dëshmive nga ane e juristëve, ai u dënua me pesë vite b.urg dhe dhjetë vite dëbim nga Zvicra. Shqiptarja B. është dëmshpërblyer me një shumë prej 10’000 frangash.