Historia e fenomenit Ronaldo, dy finalet e botërorëve dhe këshillat e Berluskonit

Historia e fenomenit Ronaldo, dy finalet e botërorëve dhe këshillat e Berluskonit

May 17, 2019 0 By VloraLajme

Ronaldo Luis Nazario de Lima ishte duke shijuar një fetë me proshutë spanjoll kur unë mbërrita në Mesón Txistu, një restorant bask në Madrid, i dizenjuar si një tavernë klasike spanjolle. Ai e di atë mirë. Është pak minuta larg nga stadiumi “Santiago Bernabeu”, shtëpia e Real Madridit, klubi më i pasur dhe më i suksesshëm i futbollit në botë. “Edhe mbreti i Spanjës vjen këtu,” thotë ai, duke shpjeguar zgjedhjen e tij për vendin se ku do takoheshim. Ronaldo sigurisht ishte pjesë e mbretërisë tjetër të qytetit, që mbanin fanellën e bardhë të Realit. “Dy monarki,” thotë ai me një nënqeshje.

Golashënuesi më i mirë në Kupën e Botës 2002, brazilianit legjendar i është dhënë dy herë “Topi i Artë”, çmimi vjetor që i dorëzohet lojtarit më të mirë në botë. Në kulmin e tij, ai zotëronte shpejtësi të hatashme, i hipnotizonte kundërshtarët e tij me hapat e verbues dhe qëllonte në portë me saktësinë e një “vrasësi serial”. Tifozët e kanë quajtur atë “O Fenômeno”. Jorge Valdano, një lojtar i Real Madrid dhe menaxher, një herë tha: “Ronaldo nuk është një njeri, ai është disa.”

Tani, që Liga e Kampionëve po arrin në përfundimin e saj, kam ardhur këtu për të folur me një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave – dhe për të zbuluar nëse një sulmues superstar mund të transferojë aftësitë e tij edhe në kostumin e drejtuesit të futbollit. Rruga për në fushë deri në grykën menaxheriale mund të shkojë mirë, por Ronaldo është pjesë e gjeneratën së parë të futbollistëve që ishin në gjendje të përballonin kalimin nga në një klub në një tjetër me qëllim për ta rritur nivelin.

Ronaldo është veshur me një bluzë të zezë të jakë në formë V dhe pantallona gri. Nuk ka formalitete – dhe ushqim të paketuar. Megjithëse jam 10 minuta më herët, tavolina është e rregulluar me delikatesë: një pjatë e madhe me proshutë, një sallatë domate, së bashku me ullinjtë e gjelbër dhe specat Padron. Muret e veshura me dru janë të mbuluara me fotografi të klientëve, duke përfshirë “yjet” e futbollit si Ronaldo, dhe mikun e tij David Beckham dhe madje edhe adashin e tij në mbiemër Cristiano Ronaldo, i cili luan përballë Barcelonës së Lionel Mesit si njeriu më i famshëm i sportit. A i mungon Ronaldos aroma e barit të fushës dhe ulërima e turmës?

“Natyrisht, njerëzit ende më njohin kudo që të shkoj, por tani jam pak më i relaksuar”, thotë ai. “një shans për të jetuar tani”. Jeta e tij e re është e përqendruar në një varg sipërmarrjesh biznesi, duke përfshirë edhe një agjenci të marketingut sportiv që ai e themeloi me bashkëpunëtorin britanik të reklamave Martin Sorrell. Hapi i madh erdhi vitin e kaluar. Pas një periudhë dyvjeçare në Londër, ku mësoi anglisht, i propozuan për të blerë aksionet e disa klubeve si Charlton Athletic dhe Brentford. Në vend të kësaj, në shtator ai bleu 51% të aksioneve të Real Valladolid për 28 milion euro, një ekip me profil të ultë në La Liga. Kjo ishte pjesërisht një marrëveshje e një kohe të mirë.

Ronaldo ishte një përfitues i momentit të “Big Bengut” të sportit. Një vendim i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë në vitin 1995, e bëri më të lehtë për lojtarët që të lëvizin midis klubeve, duke lejuar klubet e mëdha të grumbullojë në ekipet e tyre plot me talente global. Nga ky moment filloi një përplasje e parave që financonin marrëveshjet e mëdha të transferimit dhe mega-pagat për superstarët e lojës

Deri në moshën 21-vjeçare, Ronaldo u transferua dy herë në mes të klubeve të mëdha për shuma që në atë kohë përbënin rekord botërore. Ai thuhet se ishte futbollisti më i paguar, dhe një pjesë shumë e madhe e këtyre të ardhurave kaq të larta vinin nga fushatat reklamuese. Ai fitoi 200 milion $  nga pagat që mori në karrierën e tij. Ndërsa më shumë se 250 milionë dollarë nga pagesat që merrte prej korporatave që e përdoronin atë si imazh për fushatat e tyre publicitare.

Tani ai po derdh një pjesë të asaj pasurie te Valladolid, duke cituar planet për të rinovuar stadiumin e saj dhe për të ndërtuar një kamp të ri trajnimi. Dhe ai premton të jetë një pronar tjetër i ndryshëm nga mënyra se si sillej kur ishte lojtar. “Unë mendoj se kam një gjë që ata nuk e bëjnë, sepse kam luajtur dhe e di se çfarë mendojnë lojtarët”, thotë ai. “Unë e di atë që ata duan. Unë e di atë që ata kanë nevojë. “ Dhe çfarë është saktësisht? Ai nuk do të hyjë në dhomën e veshjes para ose pas ndeshjeve. Kjo do të ishte një përplasje egoiste me frymën e brendshme të ekipit, që më herët është shkelur nga simpatitë e Silvio Berlusconi, ish-presidenti i Milanit, pronar mediash dhe ish-kryeministri i Italisë.

Në një theks të përhumbur italian, Ronaldo kujton këshilla taktike të Berlusconit kur ai luante për Milan. “Pse nuk e ke bërë kurrë një gol nga goditja e këndit? Është shumë e lehtë. Vendosuni të gjithë jashtë zonës dhe kur ai niset, të gjithë shkojnë në zonën e penalltisë “Duke qeshur, Ronaldo vazhdon të tregojë “Kur Silvio thoshte diçka, të gjithë përgjigjeshin, ‘Mirë, ne do ta bëjmë atë.’ Por pas kësaj ne e bënim atë sipas mënyrës sonë.”

Përvoja e shkëlqyer futbollistike e Ronaldos mund të mos jetë e rëndësishme për lojtarët e Valladolidit, të cilët po luftojnë për të shmangur rënien nga La Liga këtë sezon. Në ndeshjen e tij të parë si pronar, Ronaldo shikonte si anësori i Valladolid, Keko humbi një shans të thjeshtë për të shënuar. “Pas ndeshjes i thashë: ‘Keko, shko lehtë, prit portierin dhe ai do të vendosë se në cilin krah ti duhet ta gjuash topin.’ Ai më pa në sy dhe më tha: ‘Kjo është e lehtë për ty, për të thënë’”.

Kalon biseda dhe më shumë ushqime vihen në tryezë: një pjatë e “Morcilla de Burgos’ dhe, salsiçe të bëra në mënyrë artizanale. Ronaldo godet një me pirun e tij, duke bërë zhurmë mirënjohëse gjatë përtypjes. Një kamerier këmbëngul që ne të bëjmë edhe porosinë e pjatës kryesore. Ronaldo zgjedh për fileto të biftekut. I nxitur nga një shumëllojshmëri opsionesh peshku, unë vendosa për perime me avull. Ronaldo shpjegon se ne jemi të ftuar të nderuar. Në këto raste, restoranti aplikon një çmim të caktuar me një zbritje të madhe. Mund të kuptohet fare lehtë pse Ronaldo ka qenë një lojtar shumë social me shokët e ekipit. Ai u rrit në një shtëpi të vogël me dy dhoma gjumi në Bento Ribeiro, një periferi e Rio de Janeiro. Në vazhdën e viteve fama e madhe dhe paratë e shumta nuk duket se e kanë ndryshuar atë në këtë drejtim.

Si fëmijë, atij iu ofrua një konkurs te Flamengo, një klub i njohur i Rios, i cili mbështeti atë, pasi në atë kohë Ronaldo nuk mund të paguante as lekët e autobusit nga shtëpia te qendra stërvitore. Për disa vite me sektorin e të rinjve ai përfundoi në skuadrat më pak prestigjioze të Brazilit São Cristovao dhe Cruzeiro para se të hapin e madh për në Europë, ku fillimisht do të luante me ekipin holandez PSV Eindhoven në vitin 1994. Një fenomen i shënimit të golave, Ronaldo do të vazhdonte karrierën e tij duke luajtur për disa nga klubet më të mëdha në kontinent: Barcelona, Inter, Real Madrid dhe AC Milan.

I kujtoj atij një gol të mrekullueshëm që shënoi për Barcelonën kundër SD Compostela. Lojtarët e kundërshtarë e tërhoqën atë prej fanelle dhe e penguan nga këmbët. Por asnjëra nga këto nuk e ndaluan brazilianin që ta çonte  topin në rrjetë. I ndjeri Bobby Robson, atëherë trajner i Barcelonës, i çoi duart në kokë duke mos e besuar atë që po shikonte. Nike, kompania amerikane më e madhe e veshjeve sportive në ato vite krijoi një reklamë me sloganin: “Po sikur ti t’i kërkoje Perëndisë të të bënte futbollisti më i mirë në botë? Kur ai ndërkohë ishte me të vërtetë duke dëgjuar?”

d

Për të përmendur atë moment të frymëzimit hyjnor, Ronaldo nis në një anekdotë tjetër, duke rënë në zakonin e tij të imitimit të dialogjeve. “Javën e kaluar unë isha në një restorant dhe një djalë pak më i vjetër se unë erdhi tek unë dhe më tha:

‘Përshëndetje, ‘E mbani mend golin që keni shënuar në Compostela?’”

‘Po, sigurisht që e mbaj mend’

‘Unë isha aty në atë moment’

‘Ou ti ishe në stadium? Bukur’

‘Jo, unë isha në lojë. Kam qenë një nga mbrojtësit kundërshtarë’

Pavarësisht nga këto gola spektakolar, karriera e Ronaldos do të kujtohet më së shumti për dy ndeshje të mëdha të karrierës së tij – finalet e Kupës së Botës 1998 dhe 2002. Në të parën prej tyre, Brazili u konsiderua si favorit ndaj organizatorëve të turneut, Francës. Ditën e finales, Ronaldo pësoi një disa të përziera në dhomën e tij gjatë drekës. Kishte disa konspiracione mediatike kur emri i Ronaldos nuk ishte në grupin fillestar të finales së 1998 me Brazilin. Por pasi mjekët i bënë të gjitha vizitat, Ronaldo kërkoi që të rikthehej në formacionin fillestar. Ai dhe Brazili i tij performuan keq dhe Franca fitoi 3-0 atë finale botërori, për të cilën ende flitet edhe sot. Teoritë për atë ngjarje ishin të shumta: lodhje mendore, helmim i qëllimshëm i ushqimit, një reagim i padëshiruar ndaj një injeksioni. Vetë Ronaldo është i mbetet i habitur dhe nuk e di pse ka ndodhur ajo gjë. “Unë mendoj se njerëzit pëlqejnë konspiracionin,” thotë ai. “Kaq shumë budallallëqe në qarkullim”.

Me të gjithë atë që kaloi para se të fillonte ndeshja, ende ngrihet pyetja, a duhet të ketë luajtur ai? “Nuk ishte loja ime më e mirë. Por po luftoja. Isha duke vrapuar. Isha gati të luaja. . . Është e vështirë të shpjegosh këtë. Ju shikoni Mesin se si ai luan me Barcelonën, dhe si ai luan me ekipin kombëtar argjentinas. Është krejtësisht ndryshe. Nuk është e lehtë të luash me ekipin kombëtar në garat e mëdha. Të gjithë lojtarët më të mirë në botë janë atje, kështu që nuk është e lehtë të fitosh një Kupë Botërore, veçanërisht kur luan kundër Francës në Paris. Gjitha stadiumi ishte blu.”- thotë Ronaldo.

Në Brazilin e çmendur pas futbollit, humbja tronditi psikikën kombëtare, e përafërt me atë që kishte shkaktuar Uruguai 48 vite më parë. Ka pasur seanca në kongres, duke u përqendruar në atë nëse Nike, e cila kishte paguar 160 milionë dollarë në një kontratë me ekipin kombëtar brazilian, kërkoi që Ronaldo të luante në atë finale, një akuzë kjo e mohuar fuqishëm nga të gjitha palët.

Ronaldo kujton se edhe parlamentarët i kanë marrë në pyetje lojtarët e ekipit kombëtar në atë kohë. Përvoja të tilla mund të ndihmojnë në shpjegimin e mosbesimit të Ronaldos ndaj elitës sunduese të Brazilit. Ai ishte pjesë e komitetit udhëheqës që organizoi Kupën e Botës 2014 në Brazil. Por disa drejtues të futbollit me të cilët Ronaldo punoi në vitin 2014, më vonë do të akuzoheshin për korrupsion nga autoritetet amerikane. Ky incident pasqyron fenomenin e përhapur ryshfetit te  shumë politikanë brazilianë dhe udhëheqës të biznesit. Ky nivel korrupsioni ka rritur shumë zemërimin publik në një komb ku pabarazia mbetet e shfrenuar.

“Më në fund njerëzit po zgjohen”, thotë Ronaldo për këtë protestë, para se të kthehet te përkthyesi i tij për të rregulluar mirë frazën që do të thojë: “Njerëzit mendojnë se dikush po i dëgjon. “Pyes nëse kjo do të thotë, se ai miraton veprimtarinë e Jair Bolsonaro, një kundërshtar i së djathtës, zotimet e të cilit për të zhdukur korrupsionin, kanë fituar mbështetje në Brazil, duke përfshirë edhe ish-futbollistë të njohur si Ronaldinho dhe Rivaldo. “Unë po flas në përgjithësi, nuk kam emra,” thotë ai.

Ronaldo i ka mbështetur kandidatët në të kaluarën, vetëm se më pas ai ka kuptuar se se edhe ata kanë përfituar nga korrupsioni: “Unë kam premtuar që të mos përfshihem më në politikë dhe të mos mbështes asnjeri. Unë vetëm shpresoj më të mirën për njerëzit e mi dhe se si ne mund ta përmirësojmë vendin. Që mos të ketë më korrupsion dhe mos të ketë më uri”.

Në vitet pas finales së vitit 1998, Ronaldo pësoi një seri lëndimesh kërcënuese për karrierën. Një mjek në SHBA i këshilloi ndërhyrje kirurgjikale, që me shumë gjasë do ta kishte penguar atë që të luante përsëri në nivelet e larta. Ronaldo e injoroi diagnozën, duke bërë një rikthim të pamundur në kohë për Kupën e Botës 2002. Ai u bë golashënuesi më i mirë i atij botërori. Në fitoren 2-0 kundër Gjermanisë në finale, Ronaldo shënoi dy gola. Ishte shpengim i madh shpirtëror për të dhe për gjithë kombin brazilian.

Para ndeshjes, Ronaldo e pranon se e kishte frikën e përsëritjes së ngjarjeve të 1998. “Në finalen e Yokohama në Japoni, ndeshja ishte në orën tetë, në të njëjtën orar si në Paris. Pas drekës, të gjithë shkuan për të fjetur dhe unë mendoja, ‘Nuk dua të fle. Po shikoja për disa njerëz që po flisnin dhe pashe portierin zëvendësues të Brazilit, Dida, i cili ishte i përgjumur. Unë i thashë, ‘Jo, ti, të lutem qëndro me mua’…. Unë nuk dua fle, nga frika se diçka duhet të ndodhë përsëri. . . Dida qëndroi me mua gjithë kohën zgjuar.”

Ronaldo pastron biftekun e tij. Pjata ime me pure patatesh, është e shijshme, por shumë më tepër për ta përfunduar të gjithën. Një kamerier sjellë të tjerë biftekë në tavolinë. Ronaldo nxjerr në pah pjatën e tij në shenjë proteste, duke e larguar pjatën e sapoardhur. Kur unë i sugjeroj ëmbëlsirë, ai më thotë se ëmbëlsira është një “problem’. Ronaldo ka grumbulluar shumë kilogram pas daljes në pension. Kjo ka çuar në krahasime të pahijshme. Ish-menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson ka thënë: “Nëse e krahasoj Kristianon me atë të shëndoshin, më të vjetrin, Kristiano është më i mirë”.

Por arsyeja kryesore për fitimin e peshës së Ronaldos është se ai vuan nga hipertiroidizmi, që ngadalëson metabolizmin e tij. Ronaldo merr medikamente për të kundërshtuar efektin. A ndihet i keqkuptuar? Ronaldo e bën të qartë çështjen. “Unë shoh shumë aktivistë që luftojnë për shumë gjëra. Të mbrojnë kur je i zi, kur je homoseksual… Po kur e quajnë Ronaldon e shëndoshë? Unë kurrë nuk kam dëgjuar dikë që më mbron, “thotë ai me një buzëqeshje. “Nuk më intereson.”

Mbetet një ndjenjë e bezdisshme që për të gjithë famën e tij, Ronaldo kurrë nuk mori maksimumin e talentit të tij. Një “play boy” në rininë e tij, ai ka dy martesa të dështuara. A pendohet ai për dëshirën e madhe për festa që ka pasur? “Jo, sepse kurrë nuk ishte prioriteti im”, thotë ai. “Përparësia ime ishte gjithmonë futboll, prandaj nuk kam keqardhje për këtë. Lojtarët e futbollit janë të rinj. . . Ata duan të dalin. Ata duan të kenë një vajzë. Është gjëja më normale për të rinjtë, sidomos kur ke para”.

Ronaldo këmbëngul se ai është shumë herë më i pjekur tani. Me krenari më tregon fotot e tre fëmijëve të tij. A dëshiron më shumë? Ai ka realizuar një vazektomi. Por e dashura e Ronaldos dëshiron një fëmijë, prandaj ai po konsideron një ndryshim në këtë drejtim. Çfarë duhet bërë për të ndryshuar procedurën? “Asgjë drastikë, por më shumë fëmijë nga Ronaldo janë të mundshëm, sepse braziliani ka ngrirë spermën e tij. “Kam pak akull, por unë kam mjaftueshëm”, thotë ai, për “aq sa për të bërë një ekip futbolli”. Përkthyesi në këtë moment shpërtheu duke qeshur.

Darka mbaron dhe pronari i restorantit, dëshiron një foto tjetër për muret, fotografi dukej gati… Edhe pse vitet kanë kaluar, Ronaldo (fenomeni) ende i tërheq turmat.

Murad Ahmed – Financial Times