Flamurtari-Laci përballen me njëra-tjetrën për një vend në europë

Flamurtari-Laci përballen me njëra-tjetrën për një vend në europë

May 17, 2019 0 By VloraLajme

Flamurtari-Laci vetem nje pike distance ne renditje, ne lufte per nje vend ne europe, perballen me njera tjetren te shtunen ne oren 16 e 30 ne stadiumin e qytetit te Vlores. Nje ndeshje qe vendos shume edhe per te dyja skuadrat, teksa edhe kete sezon ndeshjet e zhvilluara mes tyre kane dhuruar rezultate te ngushta. Idriz Batha mesfushori i Flamurtarit dhe kapiteni Artim Pollozhani kane dale dale para mediave, 24 ore para takimit duke e cilesuar ndeshjen me Lacin te veshtire. Nje skuader cilesore, mjaft e veshtire qe kerkon vemendje maksimale–ka konfirmuar mesfushori Batha. Ndaj duhet te japim maksimumin per te marre rezultatin qe duhet. Nese fitojme, jemi te avantazhuar ne luften per Europen, pasi kemi dhe tre piket ne tavoline me Kamzen, por dhe ne perballjet direkte, nese fitojme jemi me te avantazhuar ndaj Lacit. Mungesat kane ndikuar, ndersa edhe ndaj acit do te jene Veliu e Sukaj, teksa ne dyshim mbetet Kolici e Kale.

Nje problem ky per kapitenin pollozhani duke pare edhe grupin ecunguar  te lojtareve. Nderkohe Pollozhani ka folure dhe per ceshtje e pagave, “Eshte nje situate e njejte, por kemi nje kontrate me klubin, kontrate ne te cilat detyrimet jane shkruar e zeze mbi te bardhe. Nuk kemi marre asgje, pavarsisht premtimeve por kontrata i thote te gjitha, ndaj secila pale respekton kontraten.

Ne luajme dhe ne motivon fakti qe jemi profesioniste, por luajme edhe per te ardhmen. Ne fund edhe nje interesim per te ardhmen, teksa Batha ka pranuar se ka patur thjesht interesime ne drejtim te tij, por asgje konkrete, ndersa te shihet fundi i sezonit per kete qellim. Flamurtrai-Laci, luhet te shtunen ne oren 16 e 30 dhe Vlonjatet kerkojne rikthimin tek fitorja pas nje serie me tre humbje dhe vetem nje barazim ne kater sfidat e fundit.