Festivali i Kanës, yjet dhe filmat pjesëmarrës

Festivali i Kanës, yjet dhe filmat pjesëmarrës

May 17, 2019 0 By VloraLajme

Mbrëmja e djeshme ishte tepër e veçantë për të gjithë të apasionuarit e filmit. Festivali i Kanës filloi për këtë vit dhe mirëpriti yjet e kinemasë botërore. Ashtu si e kishin përcaktuar organizatorët edhe më parë, eventi këtë vit ishte tepër surprizues, pasi askush nuk do ta mendonte se hapja e tij do të bëhej nga një film horror.
Disa nga regjisorët më të mëdhenj që garojnë këtë vit janë Abdellatif Kechiche, Quentin Tarantino, Pedro Almodovar, Ken Loach dhe vëllezërit Dardenne.

Filmi horror me titull “The Dead Do not Die” nga, Jim Jarmusch dhe me një kast aktorësh të mrekullueshëm si Bill Murray, Adam Driver, Tilda Swinton, Chloe Sevigny, Steve Buscemi, Iggy Pop dhe Selena Gomez, hapi festivalin dhe Jarmusch me ironi e përcaktoi këtë film, aq të fuqishëm sa do të zgjonte të vdekurit.
Pjesë e festivalit këtë vit do të jenë dhe të aktor të tjerë shumë të famshëm si Leonardo DiCaprio, Brad Pitt, Isabelle Huppert dhe muzikantë si Iggy Pop, Tom Waits, Elton John dhe Bono Vox.

Rreth 21 filma do të jenë pjesë e festivalit, duke paraqitur talentin e regjisorëve dhe aktorëve të mbarë botës, për të fituar “Palmën e artë”.

Filmat do të jenë nga më të ndryshimit si, Little Joe nga regjisorja austriake Jessica Hausner, “Sorry We Missed You” nga Ken Loach, “Atlantic” nga regjisorja francese Mati Diop, “Diego Maradona” nga Asif Kapadaia, “Once Upon a Time In Hollywood” nga Quentin Tarantino dhe shumë të tjerë.
Vendi ynë do të jetë pjesë e festivali këtë vit dhe do të prezantohet, në kategorinë e filmave me metrazh të shkurtër. Filmi i titulluar “The Van” me regji të Erenik Beqirit, përfaqëson një prej problemeve më të mëdha në shoqërinë shqiptare, nevojën e qytetarëve për të emigruar.

Ndërsa presidenti i jurisë, të përbërë prej tetë vetash do të jetë Alehandro Gonzalez Injarti, i cili gjatë fjalimit të tij është shprehur shumë i pakënaqur për politikën në botë.
Ai u shpreh se ndërkohë që bota po shkrihet nga ngrohja globale, politikanët janë aq injorantë, sa që mendojnë se njerëzit do t’i besojnë, ndërkohë që thonë gënjeshtrat e tyre.
“Unë nuk jam politikan, por si një artist nëpërmjet punës sime mund të them se, ne të gjithë së bashku mund ta ndryshojmë botën,” shtoi ai.
Edicioni i 72-të i Festivali Ndërkombëtar të Filmit që nisi ditën e djeshme, ku ceremonia u transmetua në 600 kinema në të njëjtën kohë dhe do të vijojë deri në 25 maj.