Eleni Foureira një shqiptare e vërtetë, nuk mbështeti as Qipron dhe as Greqinë, bën gjestin e madh për Jonida Maliqin

Eleni Foureira një shqiptare e vërtetë, nuk mbështeti as Qipron dhe as Greqinë, bën gjestin e madh për Jonida Maliqin

May 17, 2019 0 By VloraLajme

Këngëtarja shqiptare Eleni Foureira e cila jeton në Greqi dhe përfaqësoi vitin e kaluar Qipron në Eurovizion, ka treguar edhe njëherë që nuk harron se nga vjen.

Eleni, mbrëmë i ka dedikuar një postim këngëtares shqiptare Jonida Maliqi me këngën ‘Ktheju Tokës’ duke shkruar ‘Shqipëri, zemër’. Eleni nuk mbështeti as Greqinë dhe as Qipron por Shqipërinë duke i emocionuar sërish të gjithë.

Jonida i është përgjigjur gjithashtu me një postim ku i shkruan: ‘Të dua’.

Mbështetja e Elenit, e cila i vuri ‘flakën’ vjet skenës me ‘Fuego’ është shumë e madhe për Shqipërinë pasi siç dihet, ajo tashmë është një këngëtare e njohur ndërkombëtarisht.