Elbasan/Ma skat gr abisin marketin, mo rën lekët

Elbasan/Ma skat gr abisin marketin, mo rën lekët

May 17, 2019 0 By VloraLajme

Dy persona të maskuar grabitën një market në Elbasan në mesnatë, rreth orës 1:00. Grabitësit morën më shumë se 200 mijë lekë të reja. Menjëherë pas grabitjes, policia mbërriti në lagjen “5maji” dhe konstatoi shenja dhune në qepenat mbrojtës të derës.

Ende nuk dihet identiteti i pronarit të biznesit që ka rënë pre e grabitjes. Policia ka nisur hetimet e kamerave të sigurisë për të identifikuar autorët.