Dita e Piatek, Leo gjen formulën fituese!

Dita e Piatek, Leo gjen formulën fituese!

May 17, 2019 0 By VloraLajme

18 Janari, kjo e premte, pritet të jetë dita e Kristof Piotek. Milani është në hapat e fundit për të veshur kuqezi sulmuesin polak me Leonardon dhe Preciozin të cilët po diskutojnë detajet e këtij transferimi. Detaji i vetëm që po mban “peng” këtë tratative është miratimi nga administratori i deleguar Ivan Gazidis, me këtë të fundit që është shumë i kujdesshëm kur bëhet fjalë për të investuar para dhe ende nuk e ka bekuar një operacion të tillë.

Në pritje të dritës jeshile, Leonardo me sa duket e ka gjetur formulën e duhur për të transferuar Piotek në Milano. Kjo marrëveshje pritet të mbyllet mbi bazën e 40 milion euro, por Milan fillimisht do të marr sulmuesin në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit. 15 milion euro do të investojë menjëherë Milan për huazimin ndërsa pjesën e mbetur të shumës do ta depozitojë në fund të sezonit, plus bonuset  e parashikuara, me këtë lëvizje Milan do të ishte në rregull edhe me “Fair Play” financiar.

Të gjithë palët, Milan, Piotek, Higuain, Chelsea dhe Juve, presin që kjo marrëveshje të mbyllet sa me shpejt, një fund i lumtur për të gjithë.