Bëri “namin” në media/ Rikthehet Xhisiela Maloku, ja cfarë ka bërë këtë herë(Foto)

Bëri “namin” në media/ Rikthehet Xhisiela Maloku, ja cfarë ka bërë këtë herë(Foto)

May 17, 2019 0 By VloraLajme

Disa muaj bujës mediatike dhe polemikave të shumta që shkaktoi, rikthehet Xhisiela Maloku.

Në rrjetin e saj social Instagram, Xhisiela ka postuar një foto “selfie” të saj.

Mbi foto, ish-e dashura e djalit të deputetit të Fushë-Krujës, Rexhep Rrajës shkruan: A të merr malli për mu?

Në foto, Xhisiela Maloku nuk ka etiketuar asnjë person duke lënë të paqartë se cili është personi të cilit ia dedikon këtë postim. Mos vallë ka ndodhur një rikthim me Rexhep Rrajës? Apo Xhisiela e ka hedhur pa krahëve historinë e tyre dhe mbishkrimin ia dedikon dikujt tjetër?

Mbetet për t’u parë…

Historia e rozë e Xhisielës me Rexhepin përfshiu edhe politikën me akuza e kundërakuza ndërsa u përfshi dhe efektivi i policisë Emiliano Nuhu. Nuhu pasi u arratis duke braktisur dhe shërbimin, akuzoi se për të mbyllur dosjen e Rexhepit pas denoncimeve të Xhisielës ai ishte kër.cënuar me jetë.

Pas kër.cënimeve, Xhisiela Maloku doli publikisht dhe u shpreh se me Rexhepin kishte pasur vetëm marrëdhënie xhelozie dhe gjithçka e thënë nga ajo në media ishte sajesë për shkak të një lidhje të re të djalit.

Rexhep Rraja u arrestua më 30 shtator 2018 me akuzën e përndjekjes së ish-të dashurës së tij Xhisiela Maloku, dhe u lirua përfundimisht më datë 20 dhjetor.