Basha: Vendi ndodhet në kri.zë, të gatshëm ta zgjidhim

Basha: Vendi ndodhet në kri.zë, të gatshëm ta zgjidhim

May 17, 2019 0 By VloraLajme

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë vizitës së punës në Londër, është pritur në takim kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Britanik, Tom Tugendhat. Mësohet se, gjatë këtij takimi kreu i selisë blu dhe Tugendhat kanë folur dhe për situatën politike në vend.

Basha është shprehur se opozita është e gatshme për zgjidhjen e ngërçit politik në vend, ku sipas tij,  do të garantojë zgjedhje te lira dhe të ndershme, duke ndarë politikën nga krimi, duke i zgjidhur duart drejtësisë që të vërë para ligjit politikanët e përfshirë në shitblerje votash me krimin e organizuar si dhe afera të tmerrshme korruptive.

 “Reformë e thellë politike për fuqizimin e rolit të qytetarit sipas praktikave më të mira të vendeve demokratike perëndimore është angazhimi ynë”, theksoi zoti Basha.