Vlora e Vjetër, Muradie…

Vlora e Vjetër, Muradie…

May 16, 2019 0 By VloraLajme

Impresionuese të kontraktohesh si ekspert nga Fondi Shqiptaro Amerikan i Zhvillimit, përmes nje procesi konkurrimi, për të krijuar një model promovimi e evokim vlerash.
Vlora e Vjetër, historia e saj më shumë se brenda kornizave klasike, ka nevoje edhe per elementët urbanë, njerëzorë, që i japin identitetin dhe e bëjnë edhe më shumë atraktive, për të tashmen dhe brezat që vijne.
Krenar, që po punoj për këtë projekt, i mbështetur edhe nga emra të njohur të fushës së historisë, i inkurajuar nga banorë të njohur të zonës dhe të qytetit, për të cilët. Vlora e Vjetër nuk përfaqëson thjesht historinë e qytetit në shekuj, por shumë e shumë më tepër se kaq; IDENTITETIN tonë, për të cilin jemi krenarë dhe që e kemi pasaportën tonë të paçmuar në procesin për t’u bërë pjesë e familjes së popujve më të përparuar, familjes evropiane.
Është një punë voluminoze, e ndarë në disa segmente, hulumtim në dokumenta të vjetra, bashkëbisedim me personalitete të historisë e jetës sociale, banorë të vjetër, arkitektë.
Godina të identifikuara me kodet respektive, B2, BO27, BO31, etj, pas të cilave nënkuptohen banesat Bezhani, Strati, Xhyheraj. Kume…. Por, ….kjo lodhje të jep një kënaqësi të pamasë. Faleminderit #AADF. Nga Harilla Koci.