Sveti Stefan, vendi ideal për pushime të paharr uara

Sveti Stefan, vendi ideal për pushime të paharr uara

May 16, 2019 0 By VloraLajme

Një destinacion superluksoz për pushime po konsiderohet Mali i Zi

Ulqini, Budva, Kotorri, Tivati e Sveti Stefan, janë ndër vendet më të frekuentuara për një pushim të paharruar, raporton emisioni #gjesi në T7. Sveti Stefan është një vend mjaft unik përgjatë rivierës së Budvës. Me gjithë renovimet e shumta, Sveti Stefan mbajti stilin e tij mesjetar dhe turistët mund të ndiejnë, për fat të mirë, atmosferën e asaj kohe. Sveti Stefan qëndron në një ishull shkëmbor të mbushur me shtëpi të mbuluara me terrakote.

Nga shekulli i 15-të, Sveti Stefan ka strehuar një komunitet të thjeshtë peshkimi. Në vitet 1950 dikush kishte idenë për të nacionalizuar fshatin e vogël. Banorët u dëbuan dhe Sveti Stefan u shndërrua në një qytet-hotel luksoz. Pra, Sveti Stefan mbetet një zgjedhje e mirë për t’i kaluar pushimet verore.