Shqipëria kualifikohet në finalen e Eurovision 2019

Shqipëria kualifikohet në finalen e Eurovision 2019

May 16, 2019 0 By VloraLajme

Jonida Maliqi ka përfunduar me sukses performancën në Tel Aviv dhe është kualifikuar në finalen e Eurovision 2019. Këngëtarja shqiptare përfaqësoi Shqipërinë me këngën ‘Ktheju Tokës’.

Performanca e saj duket se është pëlqyer nga juria dhe televotuesit, pasi arriti të sigurojë kualifikimin për në mbrëmjen finale, e cila do mbahet më 18 maj. Nuk na mbetet gjë tjetër vecse ti urojmë sa më shumë suksese në mbrëmjen e së shtunës.