Presidenti Meta: Lamtumirë Major Klodian Tanushi! Kujtimi yt do të mbetet i paharruar!

Presidenti Meta: Lamtumirë Major Klodian Tanushi! Kujtimi yt do të mbetet i paharruar!

May 16, 2019 0 By VloraLajme

Presidenti Meta pas homazheve për Dëshmorin e Atdheut, Klodian Tanushi ka shkruar në Facebook:

Rënia në krye të detyrës e Dëshmorit të Atdheut, Major Klodian Tanushi la pas një dhimbje të madhe.
Me mirënjohje e respekt u përula sot me nderim të thellë para Tij, për sakrificën sublime dhe kontributin e çmuar që la pas, për patriotizmin, trimërinë dhe ndjenjën e lartë të përgjegjësisë, që dëshmoi mbi 20 vite në Forcat e Armatosura, si dhe gjatë drejtimit të Kontingjentit ushtarak shqiptar në misionin e NATO-s në Letoni.
Në këtë ditë të vështirë, ndaj dhimbjen e ngushëllimet më të sinqerta me nënën, babain, bashkëshorten, tre fëmijët e shtrenjtë dhe ushtarakët shqiptarë, për këtë humbje të pazëvendësueshme.
Lamtumirë Major Klodian Tanushi! Kujtimi yt do të mbetet i paharruar!