Përveç Tiranë-Durrës, ja 7 rrugët e tjera që do të bëhen me pagesë, ja si do të llogariten çmimet

Përveç Tiranë-Durrës, ja 7 rrugët e tjera që do të bëhen me pagesë, ja si do të llogariten çmimet

May 16, 2019 0 By VloraLajme

Ministrja e MIE, Belinda Balluku njoftoi ditën e djeshme se autostrada Tiranë-Durrës do të bëhej me pagesë. Balluku njoftoi nënshkrimin e një kontratë koncesionare për rrugën Tiranë-Durrës, ku synohet që kalimi të bëhet me pagesë. Por mesa duket një prej autostradave më të frekuentuara nga shqiptarët, nuk është e vetmja, së cilës qeveria “i ka vënë syrin”. Krahas saj do të jepen me koncesion edhe disa akse të tjera rrugore, një pjesë e të cilave janë në punim e sipër.

Akset që do të bëhen me pagesë:

Tiranë-Elbasan
Rruga e Arbrit
Levan-Vlorë
Durrës-Fier
Levan-Tepelenë
Elbasan- Kapshticë
Tiranë-Hani i Hotit
Parashikohet që tarifa për automjetet që do të kalojnë ën këto akse të variojë nga 1 deri në 2.6 euro. Kjo vlerë do të përllogaritet në bazë të veçorive të ndërtimit të secilit prej akseve, duke i kushtuar rëndësi parësore vështirësive teknike dhe gjatësive të tuneleve. Në këtë mënyrë, “Rruga e Kombit” dhe “Rruga e Arbrit”, pritet të kenë tarifën më të lartë të kalimit. Balluku, u shpreh se të gjithë projektet e rrugëve që synohen të jenë me pagesë, do të kenë edhe alternativën e tyre, që mund të aksesohet falas.