Ngrënia e një syfyri të shpejtë: Fileta pule me salcë speci

Ngrënia e një syfyri të shpejtë: Fileta pule me salcë speci

May 16, 2019 0 By VloraLajme

Nuk keni ndonjë ide se çfarë të përgatisni? Kjo recetë mund t’iu ndihmojë.

Përbërësit për 4 persona:

4 fileta pule 2 speca të kuq, të prerë në kubikë të vegjël ose në rripa të hollë të gjatë200 ml pana për kuzhinë + 3 lugë pana (do t’i përdorim në fund)gjalpë, kripë e piper

Përgatitja:

Mishin e presim në copa të vogla, që i vëmë të skuqen në tigan me pak gjalpë. Kur të marrin pak ngjyrë nga të gjitha anët, shtojmë copat e specit. I përziejmë me lugë druri për pak minuta. Shtojmë panën, kripë e piper dhe i lëmë në zjarr të ngadaltë për 20 minuta, duke i përzier herë pas here. Përpara se ta heqim nga zjarri, shtojmë 3 lugët e panes që kishim lënë mënjanë dhe e shërbejmë me oriz të bardhë.