Në ‘Old Trafford’ ka një ofertë spektakolare për Paul Pogban

Në ‘Old Trafford’ ka një ofertë spektakolare për Paul Pogban

May 16, 2019 0 By VloraLajme

Sezoni 2018/2019 nuk ka qenë aspak i mirë për Paul Pogban te Manchester United. Mesfushori francez ka disa muaj që është lidhur me një largim të mundshëm nga ‘Old Trafford’.Kampioni i Botës me Francën është përfolur shumë për largimin nga Manchester United, dhe destinacioni i tij i ardhshëm konsiderohej Real Madrid.Por sipas ‘TuttoSport’, në adresën e Manchester United një ofertë spektakolare për Paul Pogban ka arritur.Kjo ofertë nuk është e Real Madridit, por e rivalëve të tyre të Barcelonës.‘Katalanët’ raportohet se do të ofrojnë deri në 150 milionë euro për yllin e Kombëtares së Francës.