Ministria Xhaçka shp.ërthen në lot në homazhin e major Klodian Tanushit, zbulon amanetin e tij të fundit

Ministria Xhaçka shp.ërthen në lot në homazhin e major Klodian Tanushit, zbulon amanetin e tij të fundit

May 16, 2019 0 By VloraLajme

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka shpë.rthyer në lot, teksa i ka dhënë mesazhin e lamtumirës major Klodian Tanushit, i cili po përcillet sot për në banesën e fundit, pasi humbi jetën gjatë misionit të NATO-s në Letoni. Ndër të tjera, Xhaçka ka zbuluar dhe amanetin e fundit të Tanushit, që është se “mbi interesat vetjake, duhen vënë interesat e shoqërisë.

“Fatkeqësisht dhi.mbja na u shtua përsëri, pas vd.ekjes së Zarife Hasanajt. Ndarja nga jeta e major Klodian Tanushit është aq e rëndë dhe aq e trishtueshme, sa është e vështirë të gjesh fjalët e duhura për të qetësuar sado pak zemrat e familjarëve.

Edhe pse mirënjohja dhe krenari është pa kufi, sërish nuk mund ta zbusim zemrën e bërë gurë të familjarëve të tij.
Jemi pranë tyre. Është shumë e dh.imbshme edhe për mua që e kam njohur nga afër këtë ushtarak dhe që besoja se do ia dilte mbanë. Ai nuk ia doli duke na lënë një boshllëk të madh bashkë me humbjen e pakthyeshme. Por, ai është një njeri i rrallë.

Majori e përmbushi me krenari misionin e tij, duke sak.rifikuar jetën.
Janë njerëz si Klodi që na bëjnë krenar dhe na mbushin me forcë dhe harmoni. Në ceremoninë e NATO-s na dërgoi një mesazh live nga Letonia: Mbi interest vetjake të vëmë interesate Shqipërisë.
Dua t’ju them prindërve që djali juaj jetoi për të dhënë gjithçka, sepse ju i dhatë gjithçka”, tha Xhaçka