Ja pse unaza e martesës mbahet në gishtin e katërt të dorës së majtë

Ja pse unaza e martesës mbahet në gishtin e katërt të dorës së majtë

May 16, 2019 0 By VloraLajme

Nga Albert Vataj

Unaza është një simbol i përgjithmonshëm që materializon një bashkim ndërmjet dy partnerëve në martesë. Unaza në një marrëdhënie është një rreth i pathyeshëm, i cili në shumë kultura ka kuptimin e përjetësisë. Unazat përdoren për të simbolizuar një lidhje apo ndodhi që nuk do të marrë fund kurrë. Në kuadrin e martesës shkëmbimi i unazave ka kuptimin e bashkimit dhe të vazhdimësisë së jetës martesore.

Në pjesën më të madhe të botës, unaza e martesës mbahet në gishtin e katërt të dorës së majtë. A ka mundur ndëkënd pyetja se pse pikërisht ndodh kështu dhe pa gjasë për të ndryshuar, megjithëse shumëçka me kohën i është nënshtruar adaptimeve dhe risive. A e keni pyetur ndonjëherë veten përse pikërisht gishti i katërt i dorës së majtë është gishti i unazës? Padyshim që kureshtia na ka shtytur nëpër shumë hamendësime dhe legjenda që rreken të zgjidhin këtë enigmë. Kohë pas kohe njerëzit kanë hulumtuar dhe prodhuar alibi të së vërtetës dhe kanë përpunuar gojimet e ndryshme që flasin për këtë. Kulturat dhe traditat e ndryshme bashkohen në këtë simbolikë. Ka diçka hyjnore, mitologjike, okulte, anatomike, astrologjike, zbulojimi të vërtetën në shumësinë sprovave.

Në fakt gjithçka nisi përpara se mjekësia shkencore të zbulonte sesi funksionon sistemi i qarkullimit të gjakut. Në shekullin e 16, njerëzit besonin se një enë gjaku në gishtin e katërt të dorës së majtë shkonte drejtpërdrejt në zemër. Për shkak të dorës së majtë dhe lidhjes me zemrën, iu vendos emri përshkrues “vena amoris”, që nga latinishtja përkthehet vena e dashurisë. Bazuar në këtë emër, “ekspertët” e fushës se martesës thanë se do të ishte kuptimplotë që unaza e martesës të mbahej pikërisht në këtë gisht. Për një çift të martuar, padyshim që kjo është një formë sublime e shprehjes së dashurisë për njëri- tjetrin.

Megjithatë, ky nuk është rasti për shumë vende dhe kultura të tjera, pasi nuk janë pak ata që zgjedhin ta mbajnë unazën në gishtin e katërt të dorës së djathtë.

Ja disa arsye:

Liria e zgjedhjes – Nuk ekziston një ligj që thotë se duhet me patjetër ta mbani unazën e martesës në gishtin e majtë. Nëse preferoni ta mbani në dorën e djathtë është e drejta juaj.

Kultura të ndryshme, tradita të ndryshme – Sipas portalit “Wedding Details”, shumë njerëz në Europën qendrore dhe veriore e mbajnë unazën në gishtin e djathtë. Austria, Danimarka, Polonia dhe Gjermania janë disa prej këtyre vendeve. Në Gjermani, çiftet vendosin unazë floriri në gishtin e dorës së majtë përpara martesës. Pasi martohen e zhvendosin atë në dorën e djathtë, si simbol i unitetit.

Arsye shëndetësore – Artriti reumatoid apo sëmundje të tjera të ngjashme mund të shkatojnë enjtje të gishtave dhe kjo e bën të vështirë ta vendosësh apo heqësh unazën. Për të evituar dhimbje apo probleme të tjera unaza vendoset në dorën e djathtë.

Mëngjerashët – Mbajtja e unazës në gishtin e dorës së djathtë mund të thotë thjeshtë që një person është mëngjerash.

Legjenda kineze e domethënies

Bashkoni gishtërinjtë dhe zbuloni përse unaza e martesës mbahet mu në gishtin e unazës

Një legjendë kineze ka arritur të shpjegojë në një mënyrë shumë bindëse: Gishti i madh përfaqëson prindërit. Gishti tregues përfaqëson vëllezërit, motrat dhe miqtë. Gishti i mesëm përfaqëson veten tuaj. Gishti unazë (gishti i katërt) përfaqëson bashkëshortin/en tuaj. Gishti i vogël përfaqëson fëmijët tuaj. Tani bashkoni duart pëllëmbë me pëllëmbë , bashko gishtat e mesit në mënyrë të tillë që të jenë të drejtuar ndaj vetes suaj, siç tregohet edhe prova që mund të bëni duke bashkuar gishtat e dy duarve.

Tani përpiquni që gishtat e mëdhenj (prindërit) ti largoni nga njëri-tjetri në mënyrë paralele, do të vini re se këta gishta ndahen ,sepse prindërit tuaj nuk janë të destinuar të rrojnë me ju deri në vdekjen tuaj, bashkoni sërish gishtat. E njëjta mënyrë dhe me gishtat tregues ( vëllezërit, motrat dhe miqtë) dhe do të vini re që dhe këta do të ndahen, sepse secili nga ata shkojnë në kërkim të fatit të tyre, bashkoni sërish gishtat.

Tani përpiquni që të ndani gishtat e vegjël (fëmijët) dhe do të vini re që dhe këta do të ndahen, sepse fëmijët rriten dhe kur janë në gjendje t’ia dalin të vetëm atëhere dhe ata largohen, bashkoni sërish gishtat. Se fundmi prova për të ndarë gishtat e unazës (gishti i katërt) do të përpiqëni për ti ndarë por do të habiteni kur të vini re se nuk jeni dot në gjendje për ti ndarë. Kjo është për shkak të fatit që një çift është i destinuar që të jenë së bashku deri në ditën e fundit të jetës së tyre, dhe kjo është arsyeja pse unaza mbahet në gishtin e katërt.

Tingëllon e pabesueshme, mirëpo raporti i gjatësisë së gishtit tregues dhe gishtit të unazës mund të tregojë gjithçka për ju, mirëpo ekzistojnë edhe dëshmi shkencore të cilat e konfirmojnë këtë. Në të vërtetë, njerëzit të cilët gishtin e unazës e kanë të gjatësi pothuajse sa edhe gishtin tregues, me siguri do të jenë besnikë ndaj lidhjes por edhe në martesë, kanë treguar rezultatet e hulumtimit Në krahasim me ata të cilëve gishti i unazës u është më i gjatë se gishti tregues, kanë më shumë shanse të tradhtojnë.

Hulumtimi i bërë në Oksford, tek 600 meshkuj dhe femra, konstaton që gishti i unazës i cili është më i gjatë se gishti tregues, është pasojë e nivelit të shtuar të testosteronit, hormon gjenital i cili është në lidhje direkte me elanin seksual në periudhën derisa kanë qenë në barkun e nënës. Shumë faktorë ndikojnë në sjelljen e njeriut (ndikimi i ambientit, përvoja jetësore) andaj ndikimet të cilat janë krijuar që në barkun e nënës nuk mund të kenë ndikim të madh në sjelljen seksuale. Prandaj, gjatësie e gishtit të unazës gjithashtu do të thotë që ekzistojnë gjasa që të bëheni të pasur, të ekzekutoni në ndonjë instrument, të çmendeni apo të përfundoni në burg. Edhe një kuriozitet – femrat me gishtin më të gjatë të unazës kanë më shumë gjasa të bëhen lesbike.

Çfarë tregon gjatësia e gishtit të unazës tek meshkujt

Duart e mashkullit me gishta të gjatë, pikërisht ato me gisht të unazës më të gjatë se gishti tregues, mund të flasin për nivel më të madh të agresivitetit, prirje për marrje me sport, por edhe për rrezik nga lëndimet. Ekspertët norvegjezë kanë realizuar një studim me 1 000 meshkuj në moshë mesatare, ndërsa, veç të tjerash, është treguar se meshkujt që janë të prirë t’i lëndojnë gjunjët, e kanë gishtin e unazës dukshëm më të madh se gishti tregues. Ndërkaq, gjasat për lëndim të gjunjëve te këta meshkuj janë 78%.

Disa studime të mëparshme kanë treguar se nëpërmjet duarve të meshkujve mund ta përcaktojmë prirjen e tyre ndaj agresivitetit, si edhe për fuqinë sportive dhe gjindshmërinë. Ndërkohë, studime të tjera kanë gjetur lidhshmëri edhe me ndikimin e tyre në shëndet, siç është prirja për artrit. Rezultatet e këtyre studimeve, ekspertët i shpjegojnë me anë të nivelit të testosteronit. Kështu, meshkujt që kanë nivel më të lartë të këtij hormoni, e kanë edhe gishtin e unazës më të madh se gishti tregues, ndërsa, veç të tjerash, kjo i bën të jenë edhe më të brishtë. Shikuar në përgjithësi, meshkujt kanë gisht tregues relativisht më të shkurtër se gishti i unazës, ndërsa te femrat kjo është më pak e shfaqur. Shkak për këtë është ekspozimi më i vogël ndaj testosteronit në mitër.

Karakteristikat e personit sipas raporteve të gjatësisë së gishtit të unazës

Krahasojeni gishtin e unazës me gishtin tregues dhe zbuloni karakterin tuaj.

Të gjithë bëhemi paksa të çuditshëm dhe të interesuar kur bëhet fjalë për atë se çfarë thotë gjatësia e gishtit të unazës për personalitetin tonë. Rezulton se ekzistojnë tre “tipa” kryesorë të gishtit të unazës, të cilët zbulojnë se cilat janë tiparet dhe karakteristikat e personalitetit tonë. Hidhini një sy gishtit tuaj të unazës dhe krahasojeni gjatësinë e tij me atë të gishtit tregues e më poshtë shihni shpjegimin për rastin tuaj.

Sharmante dhe racionale

Nëse gishti juaj i unazës është më i gjatë se gishti tregues, ju jeni një person sharmant. Gjithashtu jeni një person që i shpëtoni problemeve dhe dini të dilni nga çdo situatë. Mund të bëheni agresiv por jeni gjithashtu edhe tip shumë i ndjeshëm ndaj të tjerëve.

Të sigurt dhe efikas

Nëse gishti juaj i unazës është më i shkurtër se gishti tregues, ju jeni një person i sigurt dhe dini sesi t’i bëni gjërat. Ju pëlqeni të punoni vetëm sepse kjo është mënyra më efektive për arritjen e qëllimeve tuaja. Megjithatë, jeni padyshim një njeri egoist. Ju vlerësoni ato që kemi por përpiqeni gjithmonë për më shumë.

Paqësore dhe e shoqërueshme

Nëse gishti juaj i unazës është njësoj i gjatë sa ai tregues, jeni tip paqeruajtës, që ka tendencën të shmang konfliktet. Dëshironi të keni marrëdhënie të mira me këdo, jeni besnike dhe partner i kujdesshëm. Megjithatë, ka një anë të zjarrtë te ju që del në pah nëse dikush ju bën të tregoni anën tuaj më të keqe.

Të tjera kureshti dhe përplotësime

Unaza është një simbol i materializuar që shërben për të kujtuar angazhimin e përjetshëm. Në disa grupe unazat simbolizojnë fuqinë e magjisë dhe personi që e mban posedon disa fuqi të caktuara prej saj. Sipas tyre, fuqia magjike e unazës vjen si pasojë e materialit të unazës dhe ndërthurjes së botëve reale me atë shpirtërore.

Në kuptimin fetar, unaza simbolizon përjetësinë dhe perfeksionin e Zotit. Ashtu sikurse unaza, as Zoti nuk ka fillim dhe mbarim. Për shumë shekuj materiali me të cilën unaza ishte bërë ose prezenca në të e një guri të çmuar, tregonte shumë për shkallën dhe pozicionin shoqëror të mbartësit.

Unazat në atë kohë përfaqësonin gjithashtu edhe privilegjet mbretërore. Kur mbreti i dhuronte një unazë dikujt, atëherë kjo nënkuptonte se ai e merrte atë nën mbrojtje. Një dokument i vulosur me emblemën e unazës së mbretit kishte kuptimin e sovranitetit të fronit mbretëror. Në një unazë dallohet qarku i plotësuar i jetës. Ashtu sikurse ditët dhe vitet tona përsëriten vazhdimisht në ciklin e pafund të jetës dhe vdekjes ashtu edhe unaza ka kuptimin e një cikli fuqie dhe plotësimi.

Disa e shohin unazën si shembullin tipik të rimishërimit. Të tjerë ndihen të qetë kur përdorin një unazë, pasi për ta ajo ka kuptimin e tërësisë dhe është një hajmali kundër të këqijave. Unazat shihen si një burim uniteti nga shumë njerëz. Shkëmbimi i unazave në fillimet e tij mund të ketë qenë simbol i shkëmbimit të një karakteristike të përbashkët të bashkësive primitive. Njerëzit mbajnë unaza për të deklaruar solidarizimin e tyre me vendime që kanë marrë persona të afërt me ta. Nga ana tjetër mendohet se më përpara njerëzit mbanin unaza edhe për të kujtuar ngjarje të rëndësishme si për shembull fitimi i një kampionati sportiv.

Pra, duke mbajtur unaza të njëjta pjesëtarët e skuadrës bashkoheshin përpara një qëllimi të caktuar. Kur ne vendosim një unazë në dorën e majtë krijojmë një marrëdhënie mes trupit dhe jetës sonë dhe e forcojmë më shumë këtë lidhje nëpërmjet specifikimit të një gishti të caktuar. Kur ne vendosim një unazë në dorën e djathtë përqendrohemi në anën tonë krijuese dhe aspektin e të dhuruarit, të ndarit e gjërave me të tjerët, por edhe këto më të specifikuara në veçanti të gishtit të vendosur. Me anë të dorës së majtë ne marrim energji, ndërsa me të djathtën japim. Këto bashkohen në balancën e të qenët të dyja një domosdoshmëri për ne.

Të dyja duart mund të mendohen si një ekuilibër ndërmjet botës dhe fuqisë së brendshme, e cila na duhet për të ecur përpara duke krijuar strukturën e botës së jashtme. Është interesant fakti që për unazat kultura të ndryshme kanë perceptime të ndryshme, disa mendojnë se unaza e martesës duhet të vihet në dorën e majtë, ndërsa një pjesë tjetër e botës mendon se duhet të vihet në dorën e djathtë. Secili gisht përfaqëson në vetvete cilësi të veçanta të cilat gjithmonë janë pozitive edhe pse ndonjëherë teprohet me karakteristikat e tyre.

Jupiteri apo gishti tregues ka lidhje me besimin te vetja, me ambicien, me aftësitë drejtuese dhe ndonjëherë ka edhe kuptim fetar ose spiritualist. Duke e vënë unazën në gishtin Jupiter në përqendrohemi më shumë tek aspektet e jashtme të jetës, në lidhjet me personat e tjerë dhe me ndarjen e fuqisë. Personat Jupiter janë të prirur që të marrin role ekzekutive dhe që gjithnjë të bien në sy. Në gishtin tregues unazat vendosen edhe për të marrë motivim nga të mirat materiale dhe financiare.

Saturni apo gishti i mesit quhet timoni i ekuilibrit të personalitetit midis të drejtës dhe të gabuarës, midis të vërtetës dhe gënjeshtrës. Në këtë gisht gjenden cilësitë tona humane dhe universale të së drejtës, ligjit dhe marrëdhënieve të tjera. Cilësia më kryesore e Saturnit është tendenca që kanë personat për të kritikuar veten dhe për të mbajtur sekrete.

Apollo ose gishti i unazës ka cilësitë më të mira dhe më pozitive, kjo është arsyeja përse ai preferohet shumë dhe është një simbol me rëndësi. Apollo përfaqëson mbi të gjitha krijimtarinë në të gjitha fushat e jetës dhe jo vetëm në art. Gishti i unazës përfaqëson kultivimin e dashurisë dhe bukurisë në të gjitha format e saj, por veçanërisht në natyrë. Apollo është energjia pozitive që gjendet brenda secilit prej nesh dhe që ndikon në gjendjen tonë shpirtërore gjatë gjithë kohës.

Mërkuri ose gishti i vogël shpreh energjinë për të komunikuar. Mendojeni Mërkurin si antenën e trupit tuaj, e cila jep dhe merr sinjal. Gishti i vogël përmban aftësitë tuaja komunikuese jo vetëm në aspektin verbal, por në të gjitha aspektet. Mërkuri përfaqëson intuitën tonë, mënyrën sesi ne i perceptojmë të gjitha informacionet e të dhënat dhe gjendjen shpirtërore me të cilën ne do t’i përcjellim ato. Unaza në gishtin e vogël manifeston inteligjencë të pastër dhe për këtë fakt mbahet nga shumë persona që konsiderohen të pushtetshëm. Gishti i madh është i vetmi gisht, i cili nuk mbart një emër nga perënditë e lashta greke. Ai përfaqëson vullnetin personal dhe universal.

Vullneti është një cilësi që e kemi nga vetë ndërtimi ynë njerëzor, por në këtë rast bëhet fjalë për vullnetin e caktuar që na duhet në rrethana të veçanta. Ajo që duhet të keni parasysh është që të kujdeseni ta vini unazën në gishtin që mendoni se ju përfaqëson më së miri.