‘E vërteta është ajo që e thash’/ Flet Flora Brovina: Mund të jetë vetëm nëse e ka bërë ndonjë foto ndonjë ushtar tjetër serb

‘E vërteta është ajo që e thash’/ Flet Flora Brovina: Mund të jetë vetëm nëse e ka bërë ndonjë foto ndonjë ushtar tjetër serb

May 16, 2019 0 By VloraLajme

Në emisionin Pressing të Televizionit 7, deputetja e PDK’së, Flora Brovina, insiston se fotografia që e ka publikuar sot në Kuvend është reale dhe është e një vajze kosovare e dhunuar nga forcat serbe në luftë.Brovina thotë se e vërteta është ashtu sic ka thënë në foltorën e Kuvendit. “E vërteta është ajo që e thash në foltoren e Kuvendit”, ka thënë Brovina. Deputetja mohon se fotografia mund të gjendet në sajte pornografike, sic është raportuar mbrëmjen e sotme, dhe thotë se ajo e di ku ka ndodhur në Kosovë. “Mund të jetë vetëm nëse e ka bërë ndonjë foto ndonjë ushtar tjerër serb”, ka thënë deputetja e PDK’së. Ajo ka pohuar se e njeh vik timën prej kohësh. /Express