E FUNDIT/ PD dhe LSI hedhin hapin e parë për të qenë pjesë e zgjedhjeve të 30 qershorit

E FUNDIT/ PD dhe LSI hedhin hapin e parë për të qenë pjesë e zgjedhjeve të 30 qershorit

May 16, 2019 0 By VloraLajme

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë vendosur të çojnë anëtarët në Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi e ka justifikuar këtë lëvizje duke deklaruar se në KZAZ po ndodhin manipulime, ndërsa shrfytëzimi i legjislacionit i jep mundësinë opozitës të çojë anëtarët për të dokumentuar, sipas tij, manipulimet që po ndodhin.

“Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë informacion zyrtar se në KZAZ janë duke u kryer manipulime të rënda të procesit zgjedhor, që nis me regjistrim të paligjshëm të kandidatëve për kryetar bashkie. Për këtë arsye, për të dokumentuar dhe çmontuar këtë paligjshmëri, PD dhe LSI, mund të shfrytëzojnë ligjin, për të dërguar anëtarët që i takojnë në KZAZ për të provuar ligjërisht që Edi Rama nuk garanton zgjedhje legjitime, edhe kur nuk ka kundërshtarë përballë. Në ditët në vijim do të faktojmë të gjitha paligjshmërinë e kryera nga përfaqësuesit e Edi Ramës gjatë procesit”, ka deklaruar Bardhi. KZAZ janë komisione të nivelit të dytë në procesin e administrimit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Shqiptarja