‘Dështimi’ i Barcelonës ka oferta nga Italia

‘Dështimi’ i Barcelonës ka oferta nga Italia

May 16, 2019 0 By VloraLajme

Barcelona nuk ka pasur transferime të suksesshme në vitet e fundit, duke filluar nga Philippe Coutinho e deri te Malcom. Ky i fundit veç ishte lojtar i Romës, teksa në aeroport një ofertë e majme nga Barca i ndryshoi mendjen, por pasojet po i vuan tani. Klubi katalanas po mendon huazimin një-vjeçar për të, me shpresën se do të kthehet më me eksperiencë,  Për brazilianin nuk mungojnë aspak ofertat, e sidomos nga Italia, aty ku ishte i destinuar fillimisht të shkonte. Monaco, Everton, Inter, Milan e Arsenal janë disa prej ekipeve që kanë shprehur interesim për të. Ish-lojtari i Bordeaux me kontratën aktuale mund të qëndroj në ‘Camp Nou’ deri në vitin 2023.