Kanë filluar ‘këmbanat’ e alarmit të luf.tës, SHBA merr vendimin ekstrem ndaj Iranit

Kanë filluar ‘këmbanat’ e alarmit të luf.tës, SHBA merr vendimin ekstrem ndaj Iranit

May 15, 2019 0 By VloraLajme

Departamenti i Shtetit i SHBA-së të mërkurën urdhëroi largimin e “punonjësve jo emergjentë të qeverisë” nga Iraku. Një gjë e tillë, siç shkruan Reuters, është bërë e ditur përmes një deklarate nga ambasada e SHBA-së në Bagdad.Duke iu referuar ambasadës dhe konsullatës së SHBA-së në Erbil, është thënë se “shërbimet normale të vizave në të dyja vendet do të pezullohen përkohësisht”.“Qeveria e SHBA-së ka aftësi të kufizuar për të ofruar shërbime emergjente për qytetarët e SHBA-së në Irak”.

Deklarata, po sipas Reuters, rekomandoi të apostrofuarit “të largohen nga transporti komercial sa më shpejt të jetë e mundur”.Dhe sipas Mirror, një vendim i tillë vjen në momentin kur tensionet midis SHBA-së dhe Iranit vazhdojnë të rriten. Sipas këtij mediumi, përcjell Telegrafi, Uashingtoni ka paralajmëruar Teheranin – kryeqytetin e Iranit – se do të “vuante shumë” nëse bën diçka kundër forcave amerikane apo interesave në rajon.

Hetuesit amerikanë besojnë se Irani – ose grupet që ajo mbështet – përdorën eksplozivë për të dëmtuar katër anije jashtë Emirateve të Bashkuara Arabe të dielën, por asnjë dëshmi “nuk ka vënë gishtin” në vendin e Lindjes së Mesme. Incidenti ka rritur tensionet midis Iranit, që kufizohet me ngushticën e ngushtë të Hormuzit dhe SHBA-së.

Ndërsa New York Times raporton se Shtëpia e Bardhë e Donald Trump është duke hartuar plane lufte kundër Iranit.

Po sipas Mirror, këshilltari i sigurimit kombëtar të Trump, John Bolton, ka qenë armiqësor ndaj Iranit gjatë gjithë karrierës së tij.