Daton nga viti 1571/ Fshati i Dragashit me karakter.istikat dhe pamjet mahnitëse

Daton nga viti 1571/ Fshati i Dragashit me karakter.istikat dhe pamjet mahnitëse

May 15, 2019 0 By VloraLajme

Komuna e Dragashit që gjenden në pjesën jugore të Kosovës është vend në një lartësi mbi detare mbi 1 mijë metra, ku edhe është vend shumë turistik dhe ka pamje mahnitëse, transmeton Gazeta Metro.

Njëri nga fshatat e Dragashit është edhe fshati Shajne. Supozohet se emri i fshatit Shajne ka qenë Zolc. Me këtë emër fshati Shajne është gjetur edhe në dokumente të Osmanëve në vitin 1571.

Në fshat egzistojnë disa monumente historike që datojnë herët dhe janë karakteristik e fshatit si : Xhamia e Shajnes , që sipas evidencës në këshillin e Bashkisë Islame në Dragash për herë të parë është ndertuar në vitin 1413 dhe është rindërtuar më vonë disa herë . Vende tjera karakteristike janë : “Gurishtat”,”Guri i Stenices “, ” Kroji i Vjeter” etj./gazetametro.net