Artistja që kthen fotografitë histo rike në vepra të gjalla arti

Artistja që kthen fotografitë histo rike në vepra të gjalla arti

May 14, 2019 0 By VloraLajme

Artistja australiane Jane Long ka marrë fotografi të vjetra dhe i ka kthyer ato në imazhe që duket sikur janë shkrepur kohët e fundit.

Gjatë rishikimit të këtyre imazheve historike, Long shkoi përtej restaurimit. Photoshop-in e ka përdorur për të shtuar detaje si zogjtë, ose florën dhe faunën e harlisur. Rezultatet duken surreale, befasuese dhe me të vërtetë magjike. Përveç ngjyrosjes të origjinaleve bardhezi, Long kërkoi të fshinte edhe përmbajtjen e tyre statike.