Të plagosurit në Letoni; majori Tanushi rëndë, rreshteri Kapaj drejt përmirësimit

Të plagosurit në Letoni; majori Tanushi rëndë, rreshteri Kapaj drejt përmirësimit

May 8, 2019 0 By VloraLajme

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka vizituar ditën e djeshme dy efektivët e kontigjentit EOD, të plagosur në Letoni. Xhaçka vizitoi major Klodian Tanushin, i cili ndodhet i shtruar në Riga East University Hospital, dhe sipas informacioneve gjendja e tij shëndetësore është e rënduar.

Xhaçka vizitoi gjithashtu edhe Reshter Juliaj Kapajn, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e bazës ushtarake Camp Adazi në Letoni, ndërkohë që gjendja e Reshterit është e mirë. Ndërkohë që gjatë këtij aksidenti humbi jetën efektivja Hasanaj. Ceremonia shtetërore e lamtumirës për nëntetaren Zarife Hasanaj do të zhvillohet gjatë paradites së të premtes më 10 maj 2019. Trupi i efektives që humbi jetën një ditë më parë pritet të mbërrijë në Atdhe ditën e enjte, më datë 9, me avion ushtarak.

Efektivja Zarife Hasanaj do të shoqërohet edhe nga një efektiv kanadez, një letonez dhe kolegë të saj shqiptarë, pjesë e kontigjentit ku bënte pjesë. Efektivja do të pritet në aeroportin “Nënë Tereza”, me protokoll ushtarak e me pas do te dergohet pranë familjes se saj.