Olti Curri tall keq Fjoralba Ponarin pas gafës se madhe, por moderatorja i kthehet keq

Olti Curri tall keq Fjoralba Ponarin pas gafës se madhe, por moderatorja i kthehet keq

May 8, 2019 0 By VloraLajme

Olti Curri realizon  video, ku vë në pah gafat që bëjnë personazhe të ndryshme të televizionit, duke i sjellë në një version më qesharak. Me sa duket radhën e kishte Fjoralba Ponari, e cila teksa prezantonte me Manushin ka bërë gafën epike që nuk i ka shpëtuar blogerit, Olti Curri.

“Fatmirësisht sot të lindësh e bukur nuk është vetëm çeshtje fati por është edhe çeshtje profesionalizmi”-është shprehur Fjoralba Ponari në emision.

Ndërsa Olti Curri ka realizuar një video, ku pas kësaj gafe ‘vë në lojë’ moderatoren.

“Sigurisht që bukuria është çeshtje profesionalizme, prsh. një shofer është i bukur si një gomë rezervë, një këngëtar është i bukur si një mikrofon, një gjinekolog është i bukur si mmm… si ta them.”- ka vazhduar Olti Curri pas kësaj gafe.

Por, mesa duke Fjoralba është prekur dhe ka komentuar në statusin e Olti Currit në Instagram.

Fjoralba Ponari: E mo po mos i prit sipas qefit videot promocionale.

Olti Curri: Prite qepe si te duash lapsusi ishte yll.

Fjoralba Ponari: Çeshtja është se po ta ofroje të plotë, s’do kishe ç’të ironizoje ktu e ç’të kënaqje popullin.

Olti Curri: Me thënë të drejtën kaq sa ke thënë mjafton, nuk ka rëndësi çfarë ke thënë në vazhdim sepse lapsusi është në këtë që thua: “Fatmirësisht sot të lindësh e bukur nuk është vetëm çeshtje fati, është edhe çeshtje profezionalizmi”… Sipas teje të lindësh e bukur nuk është vetëm fat, por edhe profesionalizëm!!! Si lind i bukur me profesionalizëm ? Duke ndërhyrë në laboratoret e gjinekologjisë në ADN ? Nëse ishe dukë i bërë reklamë laboratorëve të paligjshëm të ndërhyrjes në gjenetikën njerëzore atëherë tërhiqem.