Nëna monstër që i mbante fëmjët në mjerim dhe fuste qentë e rrugës të luanin me ta(Foto)

Nëna monstër që i mbante fëmjët në mjerim dhe fuste qentë e rrugës të luanin me ta(Foto)

May 8, 2019 0 By VloraLajme

Katër fëmijë liheshin nga nëna e tyre të jetonin vetëm, nën shoqërinë e qenve të rrugës, pa kontakt njerëzor, aq sa nuk kishin zhvilluar ende të folurën.

Fëmijët u gjetën në Shën Pjetërburg të Rusisë, duke jetuar mes mbeturinave. Nëna i fust qentë e rrugës që fëmijët të luanin me to, por nuk pastronte as jashtëqitjet që qentë linin nëpër dyshekë.

Fëmijët nuk i lejonte të shkonin në shkollë, por thjesht i linte të flinin nëpër apartament, disa në tokë e disa në dyshekun e mbushur me pisllëk, ndërkohë që shtëpia ishte e gjitha e mbushur me mbeturina të krimbura dhe jashtëqitje.

Nëna u arrestua ndërsa fëmijët u morën nga autoritetet ruse.