Internet më i shpejtë, edhe Shqipëria nis procedurat për teknologjinë 5G

Internet më i shpejtë, edhe Shqipëria nis procedurat për teknologjinë 5G

May 8, 2019 0 By VloraLajme

Shqipëria do të nisë procedurat për përdorimin e teknologjisë 5G në vitin 2020, duke mundësuar lidhje më të shpejtë interneti mes telefonave celularë dhe pajisjeve të tjera të lëvizshme.

Aktualisht në Shqipëri kompanitë celularë kanë në zbatim teknologjinë 4G, ndërkohë që është në zbatim e sipër një plan për stabilizim e këtyre frekuencave në brezin e frekuencave që ishin në përdorim për transmetimet televizive analoge.

Aktualisht brezat e frekuencave 5G janë në përdorim nga subjekte të ndryshme dhe për lirimin e këtyre frekuencave planifikohet të bëhet kompensim financiar. Qeveria dhe AKEP do të përcaktojnë numrin e licensave, vlerën minimale të tyre dhe afatin kohor të përdorimit të frekuencave./Opinion.al