Deputeti i Bashës shkon ne Parlament, por refuzon të marrë mandatin: Nuk betohem me vrasësin e 91-shit!

Deputeti i Bashës shkon ne Parlament, por refuzon të marrë mandatin: Nuk betohem me vrasësin e 91-shit!

May 8, 2019 0 By VloraLajme

Një prej kandidatëve të listave të PD, Idrit Hoxha ka refuzuar të pranojë mandatin e deputetit.

Hoxha është paraqitur sot në seancën plenare pas miratimit nga KQZ për dhënien e mandatit.

‘Refuzoj të bëhem pjesë e parlamentit ilegjitim, ky nuk është parlament por galeri e kri.mit. Unë refuzoj të betohem e të marr mandatin e deputetit se ai i takon popullit, rroftë Shqipëria’, u shpreh Hoxha.

‘Mund ta bëje deklaratë për shtyp jashtë. Rrugë të mbarë e suksese në jetë’ i tha kryeparlamentari Ruçi, Hoxhës.