6000 euro për licensën e mësuesisë, arrestohet 49-vjeçari

6000 euro për licensën e mësuesisë, arrestohet 49-vjeçari

May 8, 2019 0 By VloraLajme

Policia e Shkodrës ka arrestuar një person pas mashtronte për përfitim të vlerave monetare, duk i premtuar një qytetari marrjen e provimit të licensës në mësuesi si dhe për të drejtë studimi jashtë shtetit për djalin. Sipas policisë, ky shtetas, në muajin janar 2018, dyshohet se i ka marrë nëpërmjet mashtrimit shtetases B.P, shumën prej 6000 euro për të marrë provimin e licensës së mësuesisë, si dhe shumën 4000 euro për të marrë një të drejtë studimi jashtë shtetit për djalin e saj. Si edhe ka ushtruar ndikim të paligjshëm tek shtetasi E.S, punonjës në fushën e arsimit.

Njoftimi i plotë

I premtonte për marrjen e provimit të licensës në mësuesi si dhe për të drejtë studimi jashtë shtetit për djalin, duke e mashtruar për përfitim të vlerave monetare, por arrestohet nga Policia. Procedohen edhe 2 shtetas të tjerë për korrupsion aktiv dhe pasiv. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në kuadër të operacionit të koduar “Premtimi”, bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasit:  B.A. 49 vjeç, banues në Librazhd, për veprat penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe ”Mashtrimi”, i dënuar dhe më parë për të njëjtat vepra penale.

Ky shtetas, në muajin Janar 2018, dyshohet se i ka marrë nëpërmjet mashtrimit shtetases B.P., shumën prej 6000 euro për të marrë provimin e Licensës së mësuesisë, si dhe shumën 4000 euro për të marrë një të drejtë studimi jashtë shtetit për djalin e saj. Si edhe ka ushtruar ndikim të paligjshëm tek shtetasi E.S., punonjës në fushën e arsimit.

Gjithashtu, u proçeduan në gjendje të lirë shtetasit: B.P. për veprën penale ” Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe E.S. për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.