U ma rtua pa miratimin e tij, babai i pashpirtë dj eg vajzën e tij 19 vjeçare

U ma rtua pa miratimin e tij, babai i pashpirtë dj eg vajzën e tij 19 vjeçare

May 7, 2019 0 By VloraLajme

E rëndë në Indi, ku një çift i porsamartuar u shkrumbua direkt më pas. Gruaja, 19 vjeçe, nuk mbijetoi nga shenjat dhe humbi jetën. Policia dyshon te babai i vajzës, i cili është arratisur së bashku me dy nga vëllezërit e tij.

Çifti u martua fshehurazi gjashtë muaj më parë, duke mos marrë pëlqimin e familjeve, të cilat ishin kundër martesës së tyre për shkak të besimeve të ndryshme.

Pas martesës, të dy, Rukhmini dhe Mangesh Ransing, ishin kthyer në fshatin e tyre. Sipas rindërtimit të ngjarjes nga policia lokale, të raportuar nga gazeta “Hindu”, ishte babai i vajzës, i cili duket se është në arrati, së bashku me dy vëllezërit e tij, ai që ka marrë iniciativën dhe djegur vajzën në mbrëmjen e 1 majit, pas një konflikti.

Fqinjët ndërhynë menjëherë dhe e çuan çiftin në spitalin më të afërt. Mangesh, 23 vjeç, ende përpiqet të mbijetojë, ndërsa gruaja e tij ka ndërruar jetë.