Si hu mbi jetën ush.tarja shqiptare, eksp ertët letonezë rindë.rtojnë skenën

Si hu mbi jetën ush.tarja shqiptare, eksp ertët letonezë rindë.rtojnë skenën

May 7, 2019 0 By VloraLajme

Në kohën kur Task-Forca e Ministrisë së Mbrojtjes u nis drejt Letonisë për të hetuar incidentin që mori jetën e 32-vjeçares, Zarife Hasanaj, duket se pala letoneze e ka skenën paraprake të shpërthimit. Siç njoftojnë mediat vendase, Ministria e Mbrojtjes atje ka ngarkuar Policinë Ushtarake të mbledhë raportet rreth asaj çka ndodhi.

Paraprakisht është raportuar se 3 ushtarakët shqiptarë ishin pjesë përbërëse e grupit prej 20 ekspertësh, në fushën e demontimit të minave, në kampin Adazu Baze, ku ndodhen 1400 ushtarë të NATO-s dhe ku vitin e kaluar u gjetën dhe neutralizuan 3071 objekte shpërthyese dhe 985 kg municion i lehtë artilerie. Dëshmitarët u kanë thënë hetuesve se në kohën e incidentit, 3 ushtarakët shqiptarë ndodheshin brenda në depo, raporton “a2”.

Referuar raportimeve mediatike në Letoni, Hasanaj, e cila në këtë foto shfaqet duke nderuar një delegacion që viziton kampin, ndërroi jetë një orë pas shpërthimit, ndërsa Klodian Tanushi dhe Julian Kapaj u dërguan në spital, ku njëri i është nënshtruar një operacioni kirurgjik. Komandanti vendas, Leonid Kalniņs shpjegoi se ushtarët shqiptarë ishin të angazhuar në neutralizimin e municioneve të pashpërthyera dhe në kohën e aksidentit, ata po përgatiteshin për një trajnim në fushë.