Shitësi i kokoshkave që ndë.rtoi avionin me pjesë të një motoçiklete dhe rrjetë

Shitësi i kokoshkave që ndë.rtoi avionin me pjesë të një motoçiklete dhe rrjetë

May 7, 2019 0 By VloraLajme

Motori i aeroplanit është përbërë nga ai i makinës prerëse të rrugës, krahët janë të ndërtuar me rroba dhe rrotat janë marrë nga një motoçikletë. Një shitës pakistanez i kokoshkave ka ndërtuar aeroplanin e tij duke përdorur pjesë të motoçikletës dhe rrjetë të thasëve, me vetëm 580 euro. Muhammed Fayyaz kurseu maksimalisht duke punuar si shitës kokoshkash dhe roje sigurie, për të realizuar ëndrrën e tij të fëmijërisë: të ndërtojë një aeroplan, transmeton lajmi.net.

Fayyaz, i cili jeton në fshatin Arifwala, mësoi të ndërtonte makinën e tij fantastike të fluturimit duke parë kryesisht videoklipe televizive dhe duke shikuar në tutorialet online. Puna e tij mahnitëse ka kapur vëmendjen e forcës ajrore të vendit, përfaqësuesit e të cilëve e kanë vizituar atë shumë herë dhe madje i kanë dhënë një certifikatë në formë lavdërimi të punës së tij.