“Po na rrezik*het jeta”, banorët në pro.testë për rru.gën

“Po na rrezik*het jeta”, banorët në pro.testë për rru.gën

May 7, 2019 0 By VloraLajme

Banorët e lagjes “Arapaj” në Durrës, protestuan këtë të martë për zhbllokimin e rrugës në segmentin ‘Ura e Shkozetit’-Plepa. Banorët shprehen se shkak i bllokimit të rrugës është bërë prishja e semaforit. Për të evidentuar aksidentet Drejtoria e rrugëve vendosi disa blloqe betoni duke e bllokuar kalimin e këmbësorëve. Në këto kushte drejtuesit e automjeteve duhet të udhëtojnë rreth 1 km për të kaluar në krahun tjetër.

Por teksa drejtuesit e automjeteve veprojnë në këtë mënyrë, këmbësorët rrezikojnë duke kaluar mes për mes rrugës, ku edhe nuk kanë munguar aksidentet me pasojë të rënda. Banorët e lagejs “Arapaj” kërkojnë që të rregullohet semafori dhe të zhbllokohet rruga, në të kundërt ata do të përshkallëzojnë protestat.