Petulla për iftar, ja receta

Petulla për iftar, ja receta

May 7, 2019 0 By VloraLajme

Nuk e keni menduar ende se çfarë të përgatisni për iftar? Ja zgjidhja.Petullat mund të jenë vetëm një ndër ushqimet që gjenden në tavolinën tuaj përgjatë iftarit,  Megjithatë, askush nuk do i thoshte ‘jo’ petullave të shijshme përgjatë këtij vakti ushqimor.

Ndiqeni recetën më poshtë:

Përbërësit:

400gr miell

200gr djathë feta

75ml jogurt

100gr djathë i freskët

1 pluhur për pjekje

3 vezë

1 lugë e vogël krip

Udhëzimet: Përzieni vezët me djathin feta.Shtoni jogurtin, djathin e freskët, miellin me pluhur për pjekje dhe kripen.Krejt këtë e përzieni duke fituar kështu një masë kompakte të brumit sikurse për bukën ose kiflet.Masën e brumit e nxjerrim në tavolinën e përmillur dhe e hollojmë një petë me trashësi 1cm.Nga peta e fituar, nxjerrim forma sipas dëshirës të cilat i fërgojmë në vaj të bollshëm derisa të marrin ngjyrë.