OKB: Një milion specie mund të zhdu ken si rezultat i pakuj.desisë ndaj ambientit

OKB: Një milion specie mund të zhdu ken si rezultat i pakuj.desisë ndaj ambientit

May 7, 2019 0 By VloraLajme

Gati një milion specie të kafshëve dhe të bimëve rrezikojnë zhdukjen për shkak të aktiviteteve destruktive humane kundrejt ambientit, sipas një raporti të ri shkencor, të prezantuar në OKB. Indeksi i Vlerësimit Global të OKB-së do nxjerrë detaje mbi humbjen e biodiversitetit dhe kërcënimin, si pasojë, ndaj racës njerëzor, sipas ekspertëve.

Raporti, i publikuar të hënën, tha se paveprime të menjëhershme në nivel global, në aspektin ekonomik dhe politik, Toka mund të shkojë drejt një katastrofe ekologjike. Raporti prej 1,800 faqesh zgjati tri vite për t’u hulumtuar dhe hartuar, i cili u shkrua nga Platforma Ndërqeveritare e Politikës së Shkencës mbi Biodiversitetin dhe Shërbimet e Ekosistemit (IPBES).

Pritet të theksohet se si aktiviteti i kryer nga njeriu ka shkatërruar natyrën në një shkallë masive, duke përfshirë pyjet, ligatinat dhe peizazhet e tjera të egra që dëmtuan aftësinë e Tokës për të ripërtëritur ajrin që ne mund të marrim frymë, tokën prodhuese dhe ujin e pijshëm.

“Humbja e specieve, ekosistemeve dhe diversitetit gjenetik është tashmë një kërcënim global dhe gjenerues për mirëqenien njerëzore”, tha Sir Robert Watson, kryetar i Platformës Ndërqeveritare të Politikave të Shkencës për Biodiversitetin dhe Shërbimet e Ekosistemit (IPBES) në një artikull që parashtronte raportin.