Nis rivendosja e tabelave orientuese në Finiq: Fillimisht në gjuhën shqipe pastaj në greqisht (Video)

Nis rivendosja e tabelave orientuese në Finiq: Fillimisht në gjuhën shqipe pastaj në greqisht (Video)

May 7, 2019 0 By VloraLajme

ARSH-ja ka filluar punën për rivendosjen e  tabelave orientuese në Bashkinë e Finiqit pas heqjes së tyre nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.  Aksioni u shtri në aksin Gjirokastër-Sarandë, ku Drejtoresha Sonila Qato ishte e pranishme dhe e cilësoi ndërrimin e tabelave si të nevojshëm për të mirën e qarkullimit rrugor në akset nacionale. Qato u shpreh se janë 33 pika ku po bëhet vendosja e tabelave të reja në perputhje me standartet e Kodit Rruugor.

“Deputeti minoritar i Qarkut Vlore Andrea Marto e quajti situatën e krijuar ditet e fundit në Finiq si mjë keqkuptim të madh tha ai, ndërsa rivendosja e tabelave në kohë rekord tregon interesin e qeverisë shqiptare në normalizimin e situatës.” u shpreh  Sonila Qato.

Ndërkohë Marto u shpreh se se e gjithë situate e pakëndshme që u krijua erdhi si pasojë e mos rakordimit me Bashkisë së Finiqit dhe ARSH-së

Kristaq Kico kryetar i Bashkisë së Finiqit  u shpreh se ishte kundër ligjit, vendosja e gjuhës greke mbi atë shqipe në tabelat orientuese.

“Tabelat orientuese në Bashkinë e Finiqit të drejtuar nga Leonidha Kristo u vendosën në ditët e fundit të muajit prrill. Vendosja e tyre ishte në kundërshtim me ligjin 96/2017 sipas të cilit gjuha greke duhet të ishte krahas gjuhës shqipe dhe jo të shkruhej para saj.” u shpreh Kiço.