Mourinho tregon si e kishte “burgosur” Messin në vitin 2010 në ndeshjen Inter – Barca

Mourinho tregon si e kishte “burgosur” Messin në vitin 2010 në ndeshjen Inter – Barca

May 7, 2019 0 By VloraLajme

Jose Mourinho është kthyer të tregojë se si në prill të vitit 2010 kishte arritur të mbulonte Lionel Messin, në fitoren që Inter e shënoi 3:1 ndaj Barcelonës në ‘Camp Nou’. Inter në vitin 2010 në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kishte arritur të eliminonte Barcelonën, për t’u kualifikuar për në finale, ku mposhti Bayern Munich.“Situata për ne ishte shumë e qartë, e cila ishte se Messi nuk mund të luajë vetëm kur hynë mes linjave”, ka deklaruar Jose Mourinho,“Pra, ky lojtar këtu (Cambiasso), duhet të jetë lojtar që duhet ta kontrollojë komplet këtë zonë, gjithmonë në komunikim me mbrojtësin e majtë”.“Ka momente kur ai është i juaji dhe ju qëndroni në zonën tuaj, por nëse Messi vendos të shkojë në mes të linjave, ju duhet të vendosni të shkoni”.“Por pastaj kur të vendosni të shkoni, ju duhet edhe të mbroheni (Dani Alves). Pra, ekziston një kombinim i ideve, por në thelb gjithçka ishte rreth mos lejimit të Messit që të luajë”.“Pas ndeshjes, shtypi italian më lavdëroi vendosjen taktike të Interit, duke thënë se skuadra e Interit e kishte vënë Messin në “burg””.“Mbaj mend pas ndeshjes, në Itali ata po përdornin fjalën “garbia”, përkthimi i vërtetë është si një burg për Messin, sepse në fund ne nuk kemi luajtur një për një, por Zanetti, Motta, Cambiasso, të gjithë ishin përgjegjës për çdo pozicion në të cilin Messi mund të shkonte”.