Merr flakë makina në Sarandë, shpëton mrekullisht shoferja (Video)

Merr flakë makina në Sarandë, shpëton mrekullisht shoferja (Video)

May 7, 2019 0 By VloraLajme

Një automjet ka marrë flakë mbrëmjen e sotme në qytetin e Sarandës por fatmirësisht personi që ndodhej në të ka shpëtuar. Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se një mjet tip “Wolkswagen Polo” me targë AA126TK me pronare L.D. ka marrë flakë në ecje përgjatë rrugës së pestë të qytetit.

Shërbimi zjarrfikës ka mundur ta vërë zjarrin nën kontroll. Mjeti ka pësuar shumë dëme, ndërsa drejtuesja e mjetit ka mundur të dalë me shpejtësi nga mjeti. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin për zbardhjen e incidentit.