Mbrojtja e Barcelonës përgatitet për testin final në “Anfield”

Mbrojtja e Barcelonës përgatitet për testin final në “Anfield”

May 7, 2019 0 By VloraLajme

Disa herë këtë sezon, Barcelona është përballur me probleme në fazën e mbrojtjes, megjithatë me kalimin e kohës, mbrojtja e katalonasve është kthyer në njërën prej armëve më të fuqishme të skuadrës.

Fillimi i dobët i sezonit 2018.19 u ndoq nga paraqitjet mbresëlënëse, si në nivelin individual, ashtu edhe në atë kolektiv, shkruan Marca.

Në nëntë ndeshje të rëndësishme, pesë në Ligën e Kampionëve dhe katër në La Liga kundër Real Madridit dhe Atletico Madridit – skuadra e Ernesto Valverdes i ka pranuar vetëm dy gola, që përkthehet në vetëm 0.22 gola mesatarisht për ndeshje.

Ajo që është edhe më e rëndësishme për skuadrën e Barcelonës, katalonasit kanë arritur ta mbajnë portën e paprekur për dy ndeshjet si mysafir në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve këtë sezon, kundër Lyonit dhe Manchester Unitedit.

Yjet e fazës së mbrojtjes së Barcelonës do të duhet ta ndihmojnë skuadrën e tyre duke e bërë një paraqitje mbresëlënëse edhe sonte në “Anfield”, ku do të përballen me Liverpoolin në kuadër të ndeshjes kthyese gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Marc-Andre ter Stegen

Portieri gjerman ka bërë paraqitje mjaft të mirë këtë sezon, ngjashëm me sezonet e kaluara të tij në klub. Dy pritjet në ndeshjen kundër Liverpoolit në Camp Nou, përfshirë këtu një goditje të Mohamed Salahut, ia shtuan vetëbesimin Ter Stegenit.

Gerard Pique

Ai është në formë të mirë këtë sezon dhe e ka dëshmuar veten në ndeshjet më të rëndësishme, duke qenë lideri që i nevojitet skuadrës së tij në raste të tilla.

Clement Lenglet Kontributi i francezit ka qenë shumë i rëndësishëm këtë sezon, pasi që ai ka arritur ta zë vendin e Samuel Umtitit, përderisa bashkëkombësi i tij po mungon në shumicën e ndeshjeve për shkak të lëndimeve.

Nelson Semedo dhe Sergi Roberto

Dy mbrojtësit e krahut të djathtë kanë luajtur për baras minuta si titullarë gjatë këtij sezoni, pasi që Valverde i ndërron ata varësisht nga qëllimit të tij në një ndeshje dhe varësisht nga rivali.

Semedo vlerësohet si lojtar më defansiv. Por, nganjëherë ata luajnë të dy së bashku në formacionin e parë, siç ishte rasti me ndeshjet kundër Liverpoolit, Lyonit dhe Real Madridit. /Gazeta Express/