Mbi 106 shqiptarë të Bulqizës u hel muan, dalin rezul tatet për ujin e pijshëm

Mbi 106 shqiptarë të Bulqizës u hel muan, dalin rezul tatet për ujin e pijshëm

May 7, 2019 0 By VloraLajme

Më shumë se 106 veta u helmuan në Bulqizë disa ditë më parë duke shënuar një rast të paprecedentë që mendohej se kishte ardhur pikërisht prej ujit të pijshëm në rubinetat e banorëve të qytetit verior shqiptar. Por sipas Institutit të Shëndetit Publik, rezulton se uji i pijshëm nga analizat e kryera nuk ka patur përmbatje mikrobiologjike, çka hedh poshtë variantin se qindra qytetarët e prekur janë helmuar nga uji.

Njoftimi i plotë i ISHP-së:

Përgjigja e analizave të para për ujin në Bulqizë Në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik ka dalë rezultati i një prej analizave mikrobiologjike të ujit të pijshëm marrë në rrjetin ujësjellës, që dyshohet të ketë shkaktuar disa simptoma në banorët e ‘Lagjes së Vjetër’ në Bulqizë.

Përgjigja e mostrës së sjellë nga Shërbimi i Sëmundjeve Infektive, Njësina Vendore e Kujdesit Shëndetësor Bulqizë, në laboratorin e ISHP, ka dalë negative për ngarkesë mikrobiologjike, pra nuk ka ndotje mikrobiale. Për një përgjigje më të plotë për shkaktarin e simptomave tek qytetarët e Bulqizës duhet të presim rezultatet e tjera të analizave nga mostrat e marra nga grupi i ISHP në Bulqizë.

Nga ana e specialistëve të ISHP në zonën ku janë paraqitur më shumë raste, janë marrë mostra uji në rrjetin ujësjellës, këto mostra janë në proces analizimi për parametrat mikrobiologjik, fiziko-kimike dhe toksikologjike (metalet e rënda dhe pesticidet), këto analiza pritet të dalin në ditët në vijim.