Martial transferohet në Serie A, kjo do të jetë skuadra e tij e re

Martial transferohet në Serie A, kjo do të jetë skuadra e tij e re

May 7, 2019 0 By VloraLajme

Barazimi në fundjavë në udhëtim te Huddersfield dhe humbja e shpresës për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve , ka bërë që ambienti te Manchester United të trazohet.Manchester United nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim 1:1 në udhëtim te Huddersfield, duke humbur edhe zyrtarisht gjasat për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.Pas ndeshjes, trajneri Ole Gunnar Solskajer ka qenë i ashpër me skuadrën e tij, duke thënë se për shumë lojtar ky sezon do të jetë i fundit te Manchester United.Në mesin e këtyre lojtarëve besohet të jetë edhe francezi Anthony Martial.‘The Sun’ raporton se raportet e Martial me trajnerin Solskjaer nuk janë aspak të mira shkaku i qëndrimit të lojtarit,23 vjeçari karrierën mund ta vazhdojë në Serie A, dhe për të interesim të madh ka nga Juventus.