Liverpool me mungesa, ndaj Barcelonës mund të debutojë një 19-vjeçar

Liverpool me mungesa, ndaj Barcelonës mund të debutojë një 19-vjeçar

May 7, 2019 0 By VloraLajme

Liverpooli luan sonte ndeshjen e kthimit përballë Barcelonës, e vlefshme për gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë u humb me rezultatin e thellë 0-3, duke ia minimizuar shanset djemve të Kloop për të kaluar në finale

Përtej rezultatit, Liverpooli vjen edhe me dy mungesa shumë të rëndësishme si Salah dhe Firminio.

Egjiptiani dhe braziliani do të zëvendësohen nga Origi dhe Shaqiri, por trajneri Kloop ka thirrur në skuadër talentin 19-vjeçar, Rhian Brewster, i cili është në stol, por mund të bëjë debutimin e tij me skuadrën e Liverpoolit.

Një shans artë i për djaloshin, i cili dhe në ëndrra nuk do ta kishte menduar të debutonte në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Image