Liverpool-Barcelona, notat e Messit dhe Shaqirit. Ja kush ishte më i miri

Liverpool-Barcelona, notat e Messit dhe Shaqirit. Ja kush ishte më i miri

May 7, 2019 0 By VloraLajme

Në “Anfield” u luajt gjysmëfinalja e kthimit e Champions League mes Liverpoolit dhe Barcelonës.

Ndeshja e parë në “Camp Nou” kishte përfunduar 3-0 për katalanasit, por në kthim ndodh mrekullia.

Liverpooli përmbys 4-0, duke u kualifikuar për në finalen e madhe që do të luhet në “Wanda Metropolitano” të Madridit.

Dopjetat e Origit dhe Wijnaldum i dhanë kualifikimin historik skuadrës angleze.

Më poshtë mund të shihni notat e lojtarëve, ku Origi ishte më i miri me 8.9, ndërsa Messi mori notën 7.3 dhe Shaqiri 7.2.