Griezmann dhe Simeone u ‘tradhtuan’ nga lotët derisa Godin njoftonte largimin

Griezmann dhe Simeone u ‘tradhtuan’ nga lotët derisa Godin njoftonte largimin

May 7, 2019 0 By VloraLajme

Antoine Griezmann dhe trajneri Diego Simeone, nuk kanë mundur t’u përmbahen lotëve derisa Diego Godin në konferencë për shtyp ka njoftuar largimin nga Atletico Madrid në fund të sezonit. Mbrojtësit argjentinas sot (e martë) ka nëpërmjet një konference për shtyp ka bërë të ditur se po i kalon ditët e fundit në fanellën e Atletico Madrid.“Këto janë ditët e fundit me fanellën e Atleticos. Jam më nervoz se çdo ndeshje tjetër’’, tha fillimisht ai.‘’Atletico ka qenë familja ime, klubi dhe shtëpia, dhe është e vështirë t’i them lamtumirë. Kam pasur kohë të mrekullueshme dhe dua të falënderohem’’.‘’Faza më e bukur e karrierës sime dhe e jetës po vjen drejt fundit. Jam krenar që kam qenë pjesë e historisë së klubit. Jam shumë falënderues. Kam refuzuar Manchester Unitedin vitin e shkuar sepse vendosa të rrija këtu. Tani një vit më pas, është koha të largohem”, tha Godin, i cili numëron 387 paraqitje me fanellën e Atleticos.Derisa Godin po njoftonte largimin, ylli i Atletico Madrid, Antoine Griezmann dhe trajneri Diego Simone, janë ‘tradhtuar’ nga lotët, duke filluar të qajnë33 vjeçari Godin ka qenë pjesë e Atletico Madrid që nga viti 2010, ndërsa flitet që sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Interit.